Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS për pëjashtimin e Partisë Agrare garë
Pas shumë debatesh të ashpra, duke shkelur rëndë të Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e Partisë Agrare Ambientaliste nga zgjedhjet e qershorit. Në mbledhjen e djeshme, kolegji është shprehur kundër kësaj kërkese në tërësi, pas të cilës PAA-ja është e lirë të vijojë garën, ndonëse e ka shkelur Kodin Zgjedhor duke mos respektuar kuatën e femrave në lista.
Kolegji vlerësoi si të pambështetur në ligj kërkesën e bërë nga socialistët për të rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e PAA-së në listën e forcave që do të garojnë për zgjedhjet e 28 qershorit. Kërkesa e socialistëve përmbante dy pika: njëra që ka të bëjë me çregjistrimin e listave shumemërore të PPA-së dhe tjetra që ka si objekt të saj pezullimin e vendimit të KQZ-së për prodhimin e fletës së votimit, deri në një vendim të kolegjit për fatin e kësaj force. Socialistët kanë argumentuar kërkesat e tyre, duke sjellë në vëmendje të Kolegjit se KQZ-ja ka miratuar listat e kësaj force politike duke mos respektuar ligjin për sa i përket kriterit të përfaqësimit në lista të secilës gjini në kuotën e 30%-shit. Ndërsa kërkesa e dytë është argumentuar me arsyetimin se do të ishte humbje e madhe financiare për KQZ-në, në rast se do të vazhdonte të prodhonte një fletë votimi, ku të bënte pjesë edhe PAA-ja.