E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shqyrton sot "Tiranën"

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. Kjo parti ka ankimuar dhe kërkon shpalljen si të pavlefshëm të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tabelën përfundimtare të rezultateve në Tiranë. Në kërkesën ankimore të Partisë Socialiste që u dorëzua në KQZ u kërkua rivlerësim dhe rinumërim i votave në 6 KZAZ të këtij qarku. Kërkesa u shoqërua nga të njëjtat pretendime edhe nga Partia e të Drejtave të Njeriut. Pas Qarkut të Tiranës, Kolegji do të marrë më datën 25 korrik kërkesën ankimore të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Qarkun e Shkodrës. Edhe në këtë rast, PS kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave për katër KZAZ e këtij qarku, ndërsa PD ankimoi rezultatin e KZAZ 41. PD kërkoi këqyrjen e dy kutive dhe numërimin e tyre. Pas këqyrjes KQZ hapi dhe numëroi kutitë për rezultatin e njërës prej tyre dhe e përfshiu në rezultat, në kutinë tjetër vlerësoi se kishte parregullsi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›