Kolegji zgjedhor rrëzon ankimimet për Shkodrën

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, rrëzoi sot ankimimet e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë Demokristiane që kundërshtojnë vendimet e KQZ-së, për rezultatet në disa KZAZ të Qarkut Shkodër, duke i konsideruar si "të pambështetura në prova dhe ligj". Ky vendim i Kolegjit lë në fuqi vendimin e Komisionit Zgjedhor për rezultatet në zonën zgjedhore të Qarkut Shkodër. Në këto çaste trupa gjyqësore e Kolegjit ka marrë në shqyrtim ankesën e PS për qarkun e Tiranës, ku ankimohet rezultati në 6 KZAZ të saj. Një ditë më parë trupa gjyqësore e Kolegjit rrëzoi ankesën e PD-së dhe të PDI-së për Qarkun e Fierit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, të marrë më 13 Korrik.
...