E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, dilema e fëmijës hermafrodit

 

Gjykata Kushtetuese kolumbiane ka vendosur se një fëmijë pesë vjeçar hermafrodit (i lindur me të dyja sekset), do të  vendosë vetë se cilën gjini të mbajë: organet femërore, organet mashkullore apo të dyja. Çështja tashmë është kthyer në diskutim kombëtar. “I takon fëmijës të zgjedhë të ardhmen e vet riprodhuese, edhe me mbështetjen e prindërve dhe specialistëve”, ka vendosur Gjykata, duke theksuar se “dëshira e fëmijës do të ketë prioritet absolut dhe se do të vendosë vetë se cilin organ të heqë me ndërhyrje kirurgjikale dhe se kur ta bëjë një veprim të tillë”. Vendimi i gjykatës nuk i ka pëlqyer prindërve, të cilët e kanë rritur për pesë vite si të ishte djalë dhe shpresonin, që Gjykata të urdhëronte heqjen e organeve femërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›