Vlorë, dënohet për vrasje Gërdhuqi
VLORE – Dënohet me 16 vjet burg Elton Gërdhuqi, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të një pike karburanti 7 vjet më parë. Pasi kaloi disa procese rigjykimi, Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë ndaj 37-vjeçarit. Ai është arrestuar pas akuzës së ngritur nga policia në fshatin Bestrovë të Vlorës. Sipas vendimit të Apelit, “Gërdhuqi është kapur fajtor për vrasjen e Xhezo Brakës, punonjës i një pike karburanti pranë fshatit Cerkovinë, në rrugën nacionale Vlorë-Fier si dhe për armëmbajtje pa leje”. I akuzuari bashkë me dy persona të tjerë kanë shkuar për të furnizuar makinën me karburant, por nuk ka dhënë paratë. Në grindje e sipër, Braka ka marrë një çifte duke u kërkuar lekët tre personave, por Gërdhuqi ka reaguar me shpejtësi, duke qëlluar me pistoletë ndaj rojës. q.b