E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA: Hapësira vjen era biftek

 

Hapësira e thellë vjen era biftek i skuqur. Zbulimin e aromës së universit e ka sjellë një nga astronautët e NASA-s, sipas të cilit aroma yjore veç biftekut ka edhe përzierje ere metalike, sidomos si ajo e saldimeve. Miksimi i veçantë është regjistruar gjatë udhëtimeve të stafit të NASA-s në hapësirë dhe tashmë ata po përpiqen ta krijojnë një atmosferë të ngjashme në laborator. operacioni i pazakontë i është besuar agjencisë amerikane të Steve Pearce, ekspert i Elementeve Omega, të specializuar në aroma. Sapo të arrihet objektivi i rikrijimit të ambientit hapësinor, NASA mund ta përdorë atë më pas për të stërvitur ushtarakët në një ambient të ngjashëm me atë hapësinor. Shkencëtarët e NASA-s besojnë se pas pak muajsh do e kenë gati aromën e hapësirës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›