E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbia në shok, lojtari vret tifozin

Një tjetër tragjedi ka përfshirë futbollin kolumbian. Lajmi është se këtë herë një futbollist është fajtori dhe jo viktima. Më 1994-ën u çudit e gjithë botë me vrasjen e Andres Eskobar, mbrojtësit të kombëtares kolumbiane, të vrarë nga një njeri i lidhur me botën e basteve klandestine, sepse shënoi një autogol në Botërorin USA ‘94. Ndërsa tani, Javier Florez, mesfushori i Atletiko Junior ka vrarë një tifoz, i cili e kishte kritikuar ashpër për paraqitjen e tij pas humbjes kundër Once Kaldas. Vrasësi është arrestuar nga policia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›