Leonardo: I bindur, Ambrozini është kapiteni i ri
E djeshmja ka qenë dita e grumbullimit, por gjithashtu edhe dita e kontestimit nga ana e tifozëve kuqezinj, por në shtëpinë e Milanit ka qenë mbi të gjitha dita e Leonardos, trajnerit të ri, që zë vendin e Ançelotit. "Jam gjithnjë edhe më i bindur për zgjedhjen time", ka thënë tekniku i ri i kuqezinjve, i cili ka konfirmuar më pas se Ambrosini do të jetë kapiteni i ardhshëm i Milanit. Administratori Adriano Galiani është entuziast: "Leonardo, si Saki e Kapelo. Të gjitha ciklet kanë qenë fituese, do të jetë edhe ky".