Komandon sheshi
13/05/2005 A ka rrezik në gjithë këtë? A mundet që sheshi të shfryjë pasionet ekstremë, apo më keq, të çojë drejt anarkisë? Ndoshta po. Dhe ata që rrezikojnë më shumë janë vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. “Ligji i sheshit kall frikë dhe është i rrezikshëm për pasojat që ka”, thotë John Ualsh, analist i Zyrës Amerika Latine në Uashington
“Demokraci nuk do të thotë vetëm të kesh qeveri të qëndrueshme. Nëse demokracia nuk përmirëson cilësinë e jetesës, njerëzit do të vazhdojnë të zbresin në sheshe dhe të rebelohen”. Në këto momente, veshët e Presidentit rus, Vladimir Putin, duhet të jenë duke uturuar. Dyshohet se fajin e kanë revolucionet e rinj
“Eshtë një proces që nuk mund të ndalet”, shpjegon Valentin Bogatirov, drejtor i institutit për studime strategjike ndërkombëtare në Kirgistan: “Po asistojmë në kolapsin e dytë të Bashkimit Sovjetik”.
Fillimisht Gjeorgjia. Më pas, Ukraina, Kirgistani dhe Ekuadori dhe shtete të tjerë mund të pasojnë në muajt e ardhshëm: në pesë kontinente, revoltat paqësore po rrëzojnë tiranët. Kjo, edhe sepse SHBA po ndjekin një plan...
Kur zbarkoi më 1 maj në aeroportin e Male, në Maldive, Mohamed Nasheed nuk përgatitej, ashtu si mijëra turistë të tjerë evropianë, për një vakancë në një prej 1192 ishujve të arkipelagut. Themeluesi i partisë, në ekzil prej një dekade, më së fundi ka marrë lejen për t’u bërë udhëheqës i opozitës. Ia ka dhënë Presidenti Gajun, i cili në mënyrë diktatoriale udhëheq prej vitit 1978 kombin mysliman me 278 mijë banorë. Pas akuzave për tortura kundër të burgosurve politikë, Gajun ka vendosur që edhe për Maldivet ka ardhur ora e pluralizmit.
Në Kairo, një ditë më parë, teksa një familje e tërë kamikazesh u hodh në erë, për të goditur turistët perëndimorë në muzeun e Egjiptit dhe qytetin e vjetër, dhjetëra demonstrues të lëvizjes politike “Mjaft” kanë manifestuar për t’i dhënë fund sundimit absolutist të Hosni Mubarakut, në pushtet prej 24 vitesh dhe për të patur më shumë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në shtator. Menjëherë, Mubaraku, i fundmi i faraonëve, është detyruar të premtojë një fushatë elektorale transparente me më shumë parti në garë, pa ndërhyrje të policisë së fshehtë.
Maldivet dhe Egjipti nuk janë raste të izoluar. Kudo në botë, nga Angola në Liban, nga Bahreini në Arabinë Saudite, nga Meksika në Togo, virusi i demokracisë po përhapet, duke hedhur poshtë rezultatet e trukuar elektoralë, duke rrëzuar despotë e revolucionarizuar shoqëritë e korruptuara. “Shekulli XXI do të jetë ai i planetit demokratik”, entuziazmohet filozofi francez Marcel Gauchet, një prej mendimtarëve më origjinalë të epokës sonë. “Kjo nuk do të thotë që të gjithë demokracitë do të jenë të përsosura, po jemi në një fazë, në të cilën parimet, rregullat, përfitimet e pushtetit për çdo qytetar po përparojnë”. Sot, 60 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, kjo është kthyer në një normë. Atëherë, më pak se një e treta e vendeve praktikonte demokracinë.
18 muaj më parë, revolucioni i trëndafiltë në Gjeorgji. Gjashtë muaj më parë, ai portokalli në Ukrainë. Një muaj më parë, revolta e tulipanëve në Kirgistan. Më pas Ekuadori, ku Presidenti Gutierrez u detyrua të ikë për në Brazil. Kush e ka radhën?
Presidenti gjeorgjian, Shakashvili, vë bast: “Diktatura e radhës që do të bjerë do të jetë ajo bjelloruse”. E ka thënë me forcë në Guam, në takimin e organizatës së shteteve fqinjë të Rusisë. Presidenti bjellorus, Lukashenjko, ka nisur të përforcojë masat e sigurisë, ndërsa të rinjtë në universitete kanë nisur të organizohen e të kërkojnë publikisht dorëheqjen e tij.

Në themel të këtij tsunami politik, që godet të gjithë kontinentet, është me siguri politika e Presidentit të SHBA, George Bush, i bindur që janë pikërisht shoqëritë despotike, të korruptuara e nepotike që gjenerojnë terrorizmin islamik. Që këtu nisi vendimi për të rrëzuar me marinsa diktaturat e talebanëve në Afganistan dhe atë të Sadam Huseinit në Irak, për t’u dhënë një shembull gjithë të tjerëve. Pranë dhe larg.
Të dhënat e organizatës amerikane “Freedonm House duket” se i shkojnë për shtat tezës së Shtëpisë së Bardhë. Duke analizuar sulmet terroriste të pesë viteve të fundit, ka rezultuar që dy të tretat e sulmeve janë kryer nga terroristë apo lëvizje terroriste të “vendeve jo të lirë”. Vetëm 8 për qind e kanë patur origjinën në botën e lirë. “Kjo na tregon që ekspansioni i demokracisë dhe lirive është një komponente thelbësor i luftës kundër terrorizmit”, konkludon Adrian Karatnicki, analisti kryesor i “Freedom House”.
Buletini tremujor i kësaj organizate bipartizane amerikane është goxha udhëzues. Në numrin e fundit, flitet për themelimin e një organizate tip Freedom House në Bishkek, Kirgistan. Nuk është befasi që pak javë më vonë, kjo qendër, ku shtypen 60 gazeta të opozitës, u kthye në revolucionin e sheshit që rrëzoi Presidentin Askar Askajev. Tani Freedom House ka paralajmëruar iniciativa të ngjashme në Uzbekistan dhe Meksikë, dy prej vendeve më të ndjeshëm sa i takon lirisë së munguar apo të pjesshme.
“Le të mos e fhsehim”, zbulon fajkoi i Institutit Amerikan të Sipërmarrjes, Michael Leeden. “Kemi mbështetur forcat demokratike në vende të ndryshme përreth Rusisë dhe do ta bëjmë edhe në Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine”.
Janë shpenzuar afro 80 milionë dollarë nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit për të mbështetur revolucionin portokalli, që solli në pushtet Viktor Jushenkon, pas zgjedhjeve të manipuluara të organizuara nga paraardhësi Leonid Kushma.
Edhe miliarderi amerikan, George Soros, me fondacionin e tij për një shoqëri të hapur, ka vënë duart në kuletë për të financuar lëvizjet demokratike dhe reformuese në thuajse të gjithë republikat ish-sovjetike. Por guruja i vërtetë në këtë marshim të gjatë drejt ndryshimit të regjimeve është një personazh ende pak i njohur. Quhet Peter Ackerman, është një financier që i është kushtuar i tëri kauzës së përhapjes së demokracisë.
Qendra e tij ndërkombëtare për knfliktin jo të dhunshëm, themeluar në 2002, në Uashington, përballë zyrave të Bankës Botërore, organizon sot seminare me aktivistë që vijnë nga Irani, Iraku, Azia Qendrore dhe Palestina: dhe boton manuale në tetë gjuhë, që tregojnë si të nisësh nga zeroja një lëvizje politike. Arma fituese e tij ka qenë filmi “Të rrëzosh një diktator”, një dokumentar që përshkruan se si, në detajet më të hollësishme, grupi studentor serb “Otpor” mposhti me manifestime të thjeshta Sllobodan Milosheviçin në vitin 2000. Ky film ka frymëzuar liderin gjeorgjian Shakashvili dhe madje edhe Jushenkon, që mësuan se si të rrëzojnë me një tufë lule dhe shumë vajza të bukura në radhën e parë, regjimet në fuqi. Sot, dokumentari transmetohet fshehtas në Minsk dhe në Harare, kryeqytetin e Zimbabves.
Tridhjetë vjet më parë, për të rrëzuar një diktator, CIA lëshonte agjentët e saj me leje për të vrarë dhe për të armatosur grupe paramilitare. Nganjëherë, grushti i shtetit dilte me sukses, shpesh herë jo. Në çdo rast, derdhje shumë gjak. Sot, këmbëngul Michel Rubin, konsulent i autoritetit të përkohshëm në Irak, “mjafton interneti për të bërë revolucion. Të rinjtë iranianë dhe sirianë nuk lodhen shumë për të gjetur informacion dhe për të kuptuar atë që ndodh në Liban apo në Palestinë. Falë internetit, është më e lehtë të koordinohesh dhe të zbresësh në shesh”.
Kur një gjykatës federal meksikan fajësoi me pretekst kryebashkiakun e së majtës të qytetit të Meksikos, Obrador, mjaftoi një e-mail i shpërndarë me shpejtësi për të nxitur një marshim proteste, në të cilin morën pjesë një milion vetë. Rezultati: disa ditë më pas, Presidenti meksikan, Vicente Fox, pushoi nga puna gjykatësin dhe u hapi rrugë grevave të kundërshtarit Obrador. Në Bishkek, Kirgistan, demonstruesit u mbajtën të informuar nga e-mailet e një vajze 25-vjeçare që vetëquhej Morrirrka. Në Kuito, Ekuador, telefonat celularë, e-mailet dhe mbi të gjitha radio e lirë kanë mbajtur bashkë për ditë të tëra në sheshe studentët, dhe punëtorët e naftës, që kërkonin largimin e uzurpatorit Gutierrez.
A ka rrezik në gjithë këtë? A mundet që sheshi të shfryjë pasionet ekstremë, apo më keq, të çojë drejt anarkisë? Ndoshta po. Dhe ata që rrezikojnë më shumë janë vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. “Ligji i sheshit kall frikë dhe është i rrezikshëm për pasojat që ka”, thotë John Ualsh, analist i Zyrës Amerika Latine në Uashington. Nuk është aspak dakord një prej protagonisteve të pranverës së Kuitos, Maria Paula Romo, me profesion avokate: “Demokraci nuk do të thotë vetëm të kesh qeveri të qëndrueshme. Nëse demokracia nuk përmirëson cilësinë e jetesës, njerëzit do të vazhdojnë të zbresin në sheshe dhe të rebelohen”. Në këto momente, veshët e Presidentit rus, Vladimir Putin, duhet të jenë duke uturuar. Dyshohet se fajin e kanë revolucionet e rinj.