E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfaqësuesit e firmës greke kërkojnë anulimin e tenderit

12/05/2005  Club Hotel Loutraki, ja gabimet në tender

Përfaqësuesit e “Club Hotel Loutraki“, kompanisë që nuk fitoi tenderin për kazinonë e Tiranës, kanë bërë publike arsyet për të cilat mendojnë se do të hedhin në gjyq Ministrinë e Financave. “Ne mendojmë se e gjithë faza e II e procedurës së tenderit është e pavlefshme, si rezultat i një sërë shkeljesh të ligjit procedurial”, bën të ditur CHL. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie, komisioni nuk ka informuar mbi ekzistencën e rregullores dhe as për vendin, datën dhe orën për paraqitjen e dokumenteve për tender dhe as për detyrimin tonë për të përgatitur një prezantim të propozimit gjatë mbledhjes. Pala e humbur ka sqaruar se, konkurretët kishin deklaruar se kishin tetë muaj që punonin për këtë projekt, në një kohë kur për tenderin ishte bërë lajmërimi vetëm katër muaj më parë. Sipas CHL, procesverbalet e marra në dorëzim nga komisioni, përmbajnë shkelje të rënda, deri në atë masë sa të kërkohet anulimi i tenderit. “Ne kemi paraqitur tre kundërshtime me shkrim gjatë mbledhjes, të cilat nuk janë referuar apo pasqyruar në procesverbal dhe as nuk i janë bashkangjitur procesverbalit”, bën të ditur përfaqësuesi i palës greke të CHL-së. Prezantimi i CHL-së nuk është përshkruar në procesverbal, ndërkohë që prezantimit të Hyatt i është bërë një përmbledhje në procesverbal, duke treguar kështu një trajtim të mundshëm në mënyrë jo të barabartë të ofertuesve.

Në disa raste, formulimet e CHL-së janë përmendur në mënyrë të gabuar në procesverbal, edhe pse përfaqësuesit e kompanisë u përpoqën të korrigjonin çdo keqkuptim gjatë mbledhjes, dhe që gjithçka është paraqitur dhe shpjeguar në detaje në propozim.

“Ne mendojmë se propozimi i Hyatt Regency Hotels&Tourism (“Hyatt”) përmban të meta materialie, që duhet të sillte përjashtimin e Hyatt nga pjesëmarrja në procedurat e mëtejshme të fazës së II”, bëjnë të ditur objeksionet e veta CHL. Sipas tyre, propozimi i Hyatt nuk përputhet me një kërkesë themelore dhe të detyrueshme të tenderit dhe ligjit të aplikueshëm, i cili në këtë drejtim është shumë i qartë, sepse parashikimet dhe plani i biznesit të tyre mbulon vetëm 10 vjet kohëzgjatje të licensës në vend të 15 vjet. Hyatt nuk përmbushi minimumin e kërkesave të paraqitura nga komisioni, duke u bazuar në procesverbale, sepse nuk i është përgjigjur kritereve kryesore, si rreziqet e mundshme të aktivitetit dhe masat për eliminimim e tyre apo informacionin mbi klientët e kazinosë, i ndarë në kategori sipas disa kritereve. “Club Hotel Loutraki” ka patur pretendime dhe në lidhje me punën e komisionit, që, sipas tyre nuk i ka ushtruar siç duhet kompetencat që i janë dhënë sipas ligjit dhe nuk e ka justifikuar vlerësimin e tij. “Nëse komisioni do t’i kishte ushtruar siç duhet dhe sipas ligjit kompetencat, duhet të kishte vlerësuar si të parin propozimin e paraqitur nga CHL, dhe jo atë që u paraqit nga Hyatt, dhe kështu duhet t’i kishte dhënë të drejten CHL-së të vazhdonte procedurat e mëtejshme, sipas pikës 11 të vendimit nr.786, datë 26 nëntor 2004 të Këshillit të Ministrave”, ka sqaruar në deklaratën e vet për shtyp “Club Hotel Loutraki”.

Çfarë kërkon “Club Hotel Loutraki”

1- Të deklarohet se ky ankim administrativ ka efekt pezullues, që do të thotë të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm që mund të ndërmerret në tender, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i pariparueshëm që mund të shkaktohet ndaj CHL-së dhe shtetit shqiptar

2- Të anulohet vendimi i aprovuar nga urdhri, (të deklarohet si e pavlefshme e gjithë faza e II e procedurës së tenderit

3- Të anulohet vendimi i aprovuar nga urdhri (ii) të rivlerësohet dokumentacioni i tenderit i paraqitur nga CHL dhe Hyatt (së bashku, “Ofertuesit”) në këndvështrimin e argumentëve të paraqitura më sipër, që të çojnë në rezultatin se CHL është klasifikuar i pari, dhe (iii) t’i jepet CHL e drejta për të vazhduar më tej procedurat në përputhje me pikën 11 të vendimit nr.786, datë 26 nëntor 2004 të Këshillit të Ministrave.

Hyatt CHL

ligji ekzistues

Te ardhurat per shtetinI (viti i 1re) / rritja vjetore 1.5 million Euro / 10% 46.4 milionn Euro / 6%

(shih propozimin, f.21) Te ardhurat per shtetinI (viti i 1re) / rritja vjetore

Perfitimi gjate gjithe periudhes duke perfshire licensen 50 milion Euro (10 vjet) 322.2 milion Euro (15 vjet)

(shih propozimin, f.23)

Forca punes (lokal & te huaj) 300 300

(shih propozimin, f.20)

Vizitore ne perfundim 120,000 (2015) 162,398 (2020)

(nxjerre nga propozimi, f.53)

Kapitali (fillestar) 14 milion Euro¨ 12.5 milion Euro

(shih propozimin, f.15 dhe 52)

Investimi total gjate 15 viteve (vetem kazino) 14.8 milionn Euro 25 milion Euro + dhurim prej 5 milion Euro

(shih propozimin, f.15, 17, 50 dhe 51)

Nr. i tavolinave 20 20

plus 10 ne fazen e dyte (2008/2009)

(shih propozimin, f.36)

Nr. i slot machines 40 200

plus 200 ne fazen e dyte (2008/2009)

(shih propozimi, f.58)

Liste pagese (pagesat per te punesuarit) 2.09 milion Euro 4.012 milion Euro

((nxjerre nga propozimi, f.54)

Te ardhurat ne vitin e fundit te licenses 38.8 milion Euro (ne 2015) 41.14 milion Euro (ne 2015)

49.26 milion Euro (ne 2020)

(shih propozimin, f.21, 53 dhe 56)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›