E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombet e Bashkuara ndihmë 270 mijë dollarë

12/01/2010  Për banorët në veri të vendit
Një tjetër ndihmë financiare vjen për banorët në veri të vendit, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur gjatë ditëve të fundit. Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë ofruar një shumë prej 270 mijë dollarësh, pasi kanë ndjekur të shqetësuar situatën në të cilën ndodhet popullata e prekur. “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë”, - thotë Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Kontributi do të jetë në formën e parave kesh si grant emergjent. Veç kësaj, një anëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Katastrofave (UNDAC) ka mbërritur në Tiranë si pjesë e misionit të BE-së për monitorim dhe informim, në mbështetje të nevojave urgjente të qeverisë. Gjithashtu, sipas burimeve zyrtare nga kjo zyrë, një ekspert tjetër anëtar i UNDAC, do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme për një periudhë tre javore, për të lehtësuar koordinimin kombëtar të asistencës ndërkombëtare pranë Departamentit të Emergjencave Civile.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›