Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

03/05/2005 Moisiu takon drejtuesit e Këshillit
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti në një takim drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, drejtorin Ekzekutiv, Frank Shkreli dhe presidentin e këtij Këshilli, Dejvid Skoton. Biseda e zhvilluar me këtë rast u përqëndrua në zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon. U vu në dukje se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një nivel shumë të lartë. Presidenti Moisiu ka vlerësuar kontributin që jep ky Këshill për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe interesin me të cilin ai ndjek zhvillimet demokratike në Shqipëri. Përfaqësuesit e NAAC-ut theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështetin vendin tonë dhe në referim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare thanë se Uashingtoni është i interesuar për këto zgjedhje që ato të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare. Presidenti Moisiu u shprehu bashkëbiseduesve besimin se puna e tyre do të vijë gjithnjë në rritje dhe do të ketë mirënjohjen e shqiptarëve.