Nano: Do të garantojmë zgjedhjet e lira

03/05/2005 Amerikanët mbështetje Shqipërisë
Kryeministri Fatos Nano priti në një takim zëvendësndihmësen e Sekretares amerikane të Shtetit, Kathy Stephens, ku mori pjesë dhe ambasadorja e SHBA në vendin tonë Marsi Rise. Dy autoritetet biseduan dhe vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa kanë vlerësuar gjithashtu takimin e vendeve të partneritetit, në kuadër të Kartës së Adriatikut, në përvjetorin e dytë të saj, duke ndarë të njëjtin qëndrim për bashkëpunimin e mëtejshëm, si në kuadrin e Kartës, ashtu edhe në atë dypalësh. “Ne e mbështesim fuqimisht Shqipërinë në progresin e vazhdueshëm drejt anëtarësimit në NATO dhe në takimin e sotëm në Tiranë do të fokusohemi në atë si të ecim edhe më shpejt drejt këtij synimi”, tha Stephens. Ajo theksoi se Uashingtoni vlerëson ecurinë dhe kontributin impresiv dhe të gjithanshëm të Shqipërisë, po ashtu dhe në rajon dhe në botë, "në rajon duke siguruar stabilitet dhe progres në drejtim të integrimit në strukturat euroatlantike dhe në botë në luftën kundër terrorrizmit në Irak, dhe në vende të tjera". Nga ana e tij, Kryeministri Nano ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare për Shqipërinë, për të ardhmen euroatlantike të saj. Në këtë kontekst mbarëvajtja e votimeve të 3 korrikut janë cilësuar një element kyç për zhvillimet që do të jenë në kuadër të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.