E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja mbërrin në Portugali

 

Kombëtarja e Shqipërisë la Budapestin dhe u nis drejt Portugalisë, ndaj së cilës do të zhvillojë takimin e katërt në Grupin 1, por dhe të katërtin kundër luzitanëve. Kuqezinjtë do të sistemohen në Guimaresh. Ndeshja kundër luzitanëve do të luhet në Braga. Armend Dallku do të mungojë kundër Portugalisë për shkak të plotësimit të dy kartonëve të verdhë. Në tre takimet e para, 2 zyrtare e një miqësore kemi humbur: 0-3 në Tiranë (09.10.1996); 2-0 në Oporto (07.06.1997) dhe në miqësoren vitit 2003: 5-3, Aliaj (2) e Tare (1), ishin autorët e golave për Shqipërinë. Trajneri Ari Han është tekniku i katërt i Kombëtares, i cili përballet kundër Portugalisë, më parë kanë qenë Neptun Bajko (i cili dha dorëheqjen pikërisht pas humbjes 0-3 në Tiranë), Astrit Hafizi (humbi 2-0) dhe gjermani Hans Peter Brigel (në miqësoren e vitit 2003 të humbur 5-3).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›