E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja, me fytyra të reja

01/02/2005  Dje nga Federata Shqiptare e Futbollit është bërë e ditur lista emërore e futbollistëve, të cilët do të luajnë në sfidën kundër Ukrainës. Në këtë janë bërë të ditur 22 emrat e futbollistëve që do të luajnë në 9 shkurt, ndaj Ukrainës, ndërkohë që bie në sy rikthimi i Bogdanit në Kombëtare. Edhe njëherë bie në sy, mosgrumbullimi i mesfushorit Fatmir Vata. Ky i fundit vazhdon të kalojë një periudhë shumë të mirë në bundesligë, por trajneri Brigel nuk ka preferuar ta thërrasë mesfushorin në Kombëtare. Në fakt, nga burime brenda Federatës Shqiptare të Futbollit ishte bërë e ditur se, lista emërore do të shpallej vetëm, pas mbërritjes së trajnerit Brigel në Tiranë, megjithatë zyrtarët më të lartë të FSHF-së, e kanë bërë të ditur këtë të fundit, një ditë para mbërritjes së gjermanit. Megjithatë, po prej burimeve të FSHF-së, bëhet e ditur se kjo listë nuk është definitive. Kjo, edhe për faktin se disa nga lojtarët e grumbulluar kanë probleme fizike. Nga Federata konfirmohet se është përpiluar dhe një listë e dytë, në rast të ndonjë problemi të mundshëm. Ndërkohë, si rrjedhojë e bërjes publike të listës së ekipit Kombëtar, është anuluar dhe zbori stërvitor që do të zhvillohej nga data 5-së deri në 8-të shkurt. Grumbullimi i ekipit Kombëtar do të fillojë në datën 6 janar e si gjithmonë, ky i fundit do të grumbullohet në Durrës. Ndeshja me Ukrainën do të luhet në datën 9 shkurt, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Portierë: Foto Strakosha, Arjan Beqaj, Ilion Lika Mbrojtës: Tefik Osmani, Armend Dallku, Geri Çipi, Besnik Hasi, Suad Lici, Altin Haxhi Mesfushorë: Altin Lala, Lorik Cana, Klodian Duro, Ervin Skela, Edvin Murati, Amarildo Belisha, Devi Muka, Blendi Shkëmbi, Elvis Sina Sulmues: Igli Tare, Alban Bushaj, Erion Bogdani, Altin Rraklli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›