Superliga luhet e prapambetura Skenderbeu-Pogradeci

Ajo që nuk u arrit të luhej në dhjetor, do të luhet tani në shkurt. Skënderbeu-Pogradeci, ndeshja e prapambetur e javës së 13-të të Superligës, do të zhvillohet sot në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, e nisje nga ora 16:00. Kjo, për shkak të dënimit të fushës korçare, por edhe për shkak të motit.
Korçarët e trajnerit Stanislav Levi do të kërkojnë me domosdo 3 pikët, aq më tepër që kjo quhet ndeshje shtëpie dhe po ashtu sepse diferenca nga vendi i parë për momentin është ende e madhe, plot 9 pikë. Nëse nuk do të fitohej, shpresat për titull do të merrnin një goditje.
Pogradecarët duket sikur nuk kanë shumë pretendime përballë fqinjëve më të fuqishëm, por kjo është thjesht një përshtypje. Renditja nuk flet keq, por çdo pikë është e shtrenjtë për llogaritë që do të bëhen në fund.
Gjithsesi, kryefjala është Skënderbeu, skuadra kampione në fuqi dhe ekipi më në formë i momentit. Pas kësaj të mërkure, korçarët do të shkojnë në Berat ku do të luajnë ndaj Tomorit, e para ndeshje e këtij kampionati që beratasit luajnë në stadiumin e tyre me fushë të rikonstruktuar. Në këto dy ndeshje brenda 5 ditëve, Levi do të kërkojë të 6 pikët nga të tijtë.