Kombetarja
Kombëtarja Kuzhe e nis me diktat, disiplinë në grumbullim
I kanë mjaftuar 15 minuta prezantim dhe më pas të gjithë e kanë parë veten si në regjim kazerme. Trajneri i ri i kombëagres shqiptare, Josip Kuzhe ka kërkuar disiplinë dhe rregull nga lojtarët e tij jo vetëm në fushën e lojës por në të gjithë grumbullimet e skuadrës. Skuadra kombëtare është mbledhur dje pas mesdite në Durrës dhe pas prezantimit të parë me trajnerin kroat është akomoduar në hotel.Mungonin disa nga legjionarët si Cana, Dallku, Curri, Skela, Bogdani, të cilët nuk kanë përfunduar ende kampionatet në shtet ku luajnë. Pasdite skuadra kombëtare zhvilloi edh esenacën e parë stërvitore nën drejtimin e Kuzhe në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak.
Keirosh: Fitore me Shqipërinë ose lamtumirë botërorit
Ka vënë në alarm futbollistët e tij. Ndonëse përballë teorikisht ka një skuadër shumë herë më të dobët se përfaqësuesja që drejton, Karlos Keirosh nuk i zë më besë kuqezinjve, tashmë nën guidën e Josip Kuzhesë. Ka mjaftuar barazimi 0-0 i vitit të kaluar në Bragë, që trajneri i Portugalisë t’u tërheqë vëmendjen futbollistëve të tij para sfidës me Shqipërinë. Sipas tij, çdo rezultat tjetër në 6 qershor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” do të ishte një “lamtumirë” e parakohshme e Portugalisë për kualifikimet e Botërorit “Afrikë e Jugut 2010”. “Jemi në një moment të vështirë, për sa i përket renditjes në grup, ndaj duhet me patjetër që të fitojmë jo vetëm ndeshjen e radhës, por edhe takimet e tjera, nëse duam që të kualifikohemi për në Botëror”, ka nënvizuar Keirosh dje në një konferencë për shtyp.
Mungon Danny, tekniku Keirosh grumbullon Tiagon
Një mungesë e rëndësishme për Portugalinë dhe qetësuese për kuqezinjtë e Kuzhesë. Mesfushori me tipare sulmuese, Danny, do të mungojë ndaj Shqipërisë për shkak të një dëmtimi në gju. Mediat portugeze raportuan mungesën e futbollistit të Zenit St Peterburg, i cili la dje edhe klinikën e “Sant’Ana Wall”, pas një operacioni gju. 25-vjeçari këputi ligamentet e gjurit gjatë një ndeshjeje në kampionatin rus dhe do të mungojë fushave të blerta për më shumë se 4 muaj. “Do të ndalem për një kohë të gjatë, katër deri në gjashtë muaj. Më vjen keq që nuk mund të jap ndihmesën time, por besoj shumë se kolegët e mi do të shkojnë në Shqipëri me dëshirën për të fituar dhe kanë për t’ia arritur”, u shpreh vetë futbollisti.