E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente të kryeministrit Berisha për median

Pas pjesëmarrjes në konferencën për prezantimin e strategjisë së mjedisit, kryeministri Berisha bëri komentet e mëposhtme për median:

Kryeministri: Sot dëshiroj t'i shpreh mirënjohjen më të thellë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, i cili me një votë pothuajse unanime votoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me BE-në. Ky ishte një fillim i shkëlqyer i procesit të ratifikimit të MSA-së.

Pyetje: Në mitingun e djeshëm opozita kërkoi largimin tuaj me protesta popullore?

Kryeministri: Të jem i sinqertë nuk pashë miting. Ajo që pashë, dhe ju e dini se unë e kam një eksperiencë, ishte një garë e dështuar midis LSI-së dhe PS-së, midis Edvinit dhe zëdhënësit të tij të ri.Çështja nuk ishte me mua.

Pyetje: Si e shikoni zgjedhjen Nano president dhe ju kryeministër?

Kryeministri: Ne e kemi një president dhe ai është Alfred Moisiu. Le ta lëmë Zotin Moisiu të punojë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›