E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në konferencën për Strategjinë Kombëtare të Mjedisit

Sot paradite, kryeministri Berisha ishte i pranishëm në "Konferencën për Strategjinë Kombëtare të Mjedisit" e organizuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Në këtë aktivitet morën pjesë ministra, përfaqësues të shoqatave për mbrojtjen e mjedisit, të institucioneve kërkimore shkencore në vend, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, etj.

Konferenca diskutoi rreth strategjisë së mjedisit, si faktor vendimtar për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Gjithashtu në konferencë u diskutuan mënyrat për zgjidhjen e problemeve mjedisore, me qëllim krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për qytetarët.

Duke përshëndetur konferencën, kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga grupet përkatëse për hartimin e kësaj strategjie, e cila mund të quhet edhe strategjia kombëtare e cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.

Kryeministri Berisha përmendi faktin se mjedisi me cilësinë e lartë të tij, ka qenë një ndër dhuratat më të bukura që ka trashëguar vendi ynë, por që për fat të keq iu nënshtrua jo vetëm industrisë të së kaluarës, por edhe falimentimit total të saj apo dhe ndotjeve të tjera, si pluhuri i ndërtimeve, squfuri i mbetjeve industriale, etj.

Kryeministri u shpreh se problemi mjedisit nuk është çështje e një institucioni të vetëm, por është një problem ndërsektorial që përfshin një sërë ministrish, duke nisur nga ajo e arsimit, e cila duhet të rishikojë tekset shkollore për ti dhënë mjedisit rëndësinë e duhur e deri tek Ministria e Punëve Publike, Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës, Ministria e Bujqësisë etj.

Mbetet ende një punë e jashtëzakonshme për tu bërë, nënvizoi kryeministri, për të nxjerrë përgjegjësitë e çdo institucioni, çdo grupi interesi dhe çdo komuniteti, për ta shndërruar çështjen e mjedist në çështje parësore.

Kryeministri Berisha vlerësoi faktin që strategjia kombëtare për mjedisin përcakton qartësisht rrugët që duhen ndjekur për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, dhe shënon një kthesë vendimtare në qëndrimin ndaj mjedisit. Gjithashtu kryeministri kërkoi që kjo strategji të konkretizohet me të gjitha aktet ligjore e nënligjore, sepse nuk duhet kursyer asgjë në mbështetje të kësaj përparësie, e cila i shërben cilësisë së jetës sonë dhe të fëmijëve tanë, tha kryeminitri.

Një përkushtim të vecantë ndaj programeve të zhvillimit të mjedisit, kryeministri kërkoi nga qeverisja vendore, pa vëmendjen e së cilës këto programe nuk mund të realizohen.

"Kjo qeverisje është e domosdoshme që mjedisin e komuniteteve që qeveris ta ketë një çështje parësore, sikundër është e e domosdoshme që të gjitha inspektoriatet që kanë për detyre mbrojtjen e mjedit të bëjnë një rishtyrtim tërësor të veprimtarisë së tyre.", u shpreh kryeministri

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri garantoi të gjithë mbështetjen e qeverisë në zbatimin e planeve dhe strategjive për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›