Komenti/Robotroni politik i shqiptarëve në Maqedoni!
Këto ditë lexoja librin "Helenët dhe Vdekje" nga Marija Kolozova. Mësova shumë për filozofin dhe bindjet helen për vdekjen si shkak për bërjen e politikës. Autori analizon periodat e ndryshme historike që nga koha e Homerit gjer në ditët e sodit. Sqaron kuptimin, trajtimin dhe interpretimin e fenomenit "vdekje". Ky fenomen gjithmonë shihet në kontekstin e organizimit shoqërorë që fillon me krijimin e policit të parë dhe mbaron me shtetin modern dhe posmodern. Kuptohet se politika dhe të bërit politik është tema boshe, shikuar nga këndvështrimi i vdekja si motiv për jetën. Shkrimtarja analizën e fillon me këngët e Homerit që lavdërojnë heronjtë e Trojës së famshme. Akili dhe vdekja e ti është tema që trajtohet në kohën kur shoqëria është në stadin më të ulët të organizimit. Është koha para-policit si vend ku bëhet politika. Autori mundohet të përgjigjet në pyetjet: Çka e shtyn atë vigan që në betejat e luftës të hidhet mbi armikun si bishë e tërbuar?. Çfarë kuptimi kishte për të jeta, e çfarë vdekja?. Kolozova konstaton: për të ekziston vetëm jeta. Për te vdekja është fatalitet. Pas jetës në këtë botë çdo gjë është vetëm një bosh. Për te nuk ekziston botë dhe jetë tjetër pos kësaj! Andej edhe me çdo kusht duhet të jetoj edhe të mbijetojë. Ai mund të jetë i pa vdekshëm përderisa heroizmi i ti do të këndohet. Pra, përjetshmëria gjendet në famën dhe lavditë për heroin. Në kohën e Akilit shteti nuk është i organizua dhe udhëheqja me të nuk i nënshtrohet procedurave dhe rregullave demokratike. Shteti, udhëheqësi, zoti, jam unë!. Që të jesh zot duhet të jesh i pa vdekshëm. E pa vdekshme është vetëm kënga që i këndohet heroit. Që të këndohesh pas vdekjes, duhet të vdesësh në betejë, në moshën e re, kur shndrit nga shëndeti dhe bukuria. Kjo lloj vdekje do të quhej "vdekje e bukur". Të vdes të qenit i pavdekshëm për të qenë zot. Kjo është koha dhe politika homeriane.
Me paraqitjen e policit dhe demokracisë, populli, organizohet në një formë më të lartë që quhet shtet. Të vdiset për demokraci e shtet, e bënë vdekjen të bukur. Ky është ideali më i madh për qytetarin e një polici. Në këtë rast shkëlqimin i trupit të heroit reflekton shkëlqimin e shtetit, policit. Gjithë elementet e vdekjes së bukur mbeten por kësaj radhe vdekja i dedikohet popullit, demokraci jo për famë dhe lavdëri personale.
Shekulli i VI para erës sonë përkon me paraqitjen e filozofisë dhe racios, arsyes. Arsyeja do të jetë baza mbi të cilën do të ndërtohet dhe funksionoj polici helen. Këtu dhe përgjithmonë, gjer në ditët e sodit, do të filloj ndarja ndërmjet materiales dhe shpirtërores. Këtu edhe fillon të formohet kuptimi mbi zotin dhe ai është i ndarë nga jeta materiale dhe njeriu. Kjo shkëputje nga kuptimi tradicional nuk është e lehtë. Këtu bëhet ndarja e filozofisë, dijes, prej mendimit publik. Hapet hendek i thellë ndërmjet mendimit të filozofit dhe mendimit të turmës. Rasti më eklatant i kësaj ndarje është vdekja e Sokratit. Ai dhe mendimet e tija bien ndesh me mendimin e turmës dhe merr dënimin me vdekje Dënimin që merr nga turma injorante nuk e sprapsë filozofin nga bindjet e tija. Ai është i gatshëm të sakrifikohet për drejtësinë dhe për shtetin ligjorë. Dy skajet që bashkëjetojnë një shoqëri. Në këtë rast një nga filozofët e asaj kohe Herakliti do të thotë: "ku është mendja dhe arsyeja e njerëzve të rëndomtë kur ju besojnë këngëtarëve kurse mësues e kanë turmën , pse nuk e dinë se shumica janë të këqij dhe pakica të mirë". Sokrati mbetet sinonimi i kësaj ndarje dhe pre e dijes që e posedon pakica dhe padijes që e dominon shumicën. Jo pak mendimtarë të asaj kohe vdekjen e gjetën larg syve të popullit pa nam e famë, të lënë në haresë. Heraklitit iu ofruan të gjitha privilegjet dhe pozicionet e shtetit. Ai të gjitha i refuzoi dhe ruajti bindjet e veta. Vitet e fundit të jetës i kalon nëpër male tërësisht i tërhequr nga jeta publike dhe ushqehet me "bari dhe barishta". Vdekja e gjet i mbuluar me fekalie, kurse kufoma i mbetet mbi tokë si ushqim për shpezët. Ky ishte shembulli më mbresëlënës i kësaj ndarësie ndërmjet dijes pakicë dhe mosdijes shumicës. Ai për vete do të deklaroj se është shtazë. Herakliti dhe Sokrati vdiqën pa nam e famë por të pavdekshëm për filozofinë dhe historinë.
Autori në librin e vetë shkurt ndalet në periodat e ndryshme historike duke përshkruar mesjetën si kohën e paqes ndërmjet vdekjes dhe jetës. Kohë kur njeri bindet në përjetshmërinë, gjegjësisht bindet në ekzistimin e jetës pos mortore. Është koha kur shteti dhe kisha janë bashkë. Modernizmit karakterizohet si kohë e luftës me vdekjen. Janë vitet e zhvillimit të mjekësisë. Njeri kërkon shpëtimin nga vdekja te mjeku. Kjo është koha moderne kur kisha ndahet nga shteti. Autorja ndalet edhe në kohën e sotshme posmoderne ku njeri dhe zoti luftojnë për territore. Sa është jeta e caktuar prej lart e sa njeri ndërhyn për ta zgjatë atë. Ai me të drejt pretendon se duhet redefinuar termin "jetë" dhe "vdekje". Për te ekziston dilema; kush është sot i gjallë e kush i vdekur. A është i gjallë ai që vdes e zemra e ti jeton në ndonjë trup tjetër apo ai që do të vdiste pa zemrën e ati që ne e quajmë të vdekura. Kush e disponon shpirtin, njeriu që nuk i funksionojnë bubrekët apo makina që ndërron dhe pastron gjakun e ti dhe i mundëson të jetojë. Kush e ka në dorë shpirtin e shumë njerëzve që jetojnë falë pjesëve të ndryshme prej plastike, hekuri apomikroprocesorë në trupin e tyre. Këto njerëz me shumë aparate, zorra plastike dhe elektronik nëpër trupin e tyre janë robotronët. Është koha e informimit total dhe pas politikës. Pa dashtë që më andej ta shtroj këtë temë mendja më shkoj në situatën politike që kemi para nesh, zgjedhjet lokale dhe presidenciale. Sot jetojmë në demokraci. E njohim shtetin dhe e duam kombin. E besojmë zotin dhe jetën e pasvdekjes. Përdorim kompjuterin dhe elektronikën. Nisur nga trajtimi që i bën libri mendimit helen për jetën dhe vdekjen dhe lidhshmërinë me politikën mu parashtruan disa pyetje. Në cilën kohë jetojmë ne? Ku është vendi i mendimtarit dhe ku i popullit. Si bashkëjetojnë këto dy skajshmëri. Kush e fisnikëron mendimin politik e kush e udhëheqë me popullin. Pse dhe si vdesin heronjtë tanë. Nëse konstatuam se mënyra e vdekjes e definon politikën atëherë vazhdon pyetja; Në çfarë lloj vdekje do ti radhisim ato që vriten gjatë dhe para procesit zgjedhorë. Në mbrojtës të demokracisë, kombit shtetit ...? apo në hero homerik që mbi gjitha kanë interesin, lavdin apo famën personale!?. A ndoshta janë robotron që nuk e dimë se çfarë zemre kanë, çfarë gjaku qarkullon nëpër trupin e tyre, kush i mban gjallë, dhe kush komandon me ta...!? A jemi në kohën e kaos politikës? Një përzierje kohërash dhe idesh. Një kombinim i keq i kombëtares me ndërkombëtaren, etnikes dhe ndëretnikes, morali ekonomik dhe amoralitet politik. Modernizëm i pranuar keq dhe primitivizëm i pa tejkaluar. Robotroni politik shqiptarë.
Megjithatë ka një kategori njerëzish, mënyra e jetës së tyre nuk ndryshon siç nuk ndryshon as vdekja e tyre. Ata janë ato që në Greqinë e vjetër njiheshin filozof që sot do të ishte sinonim për inteligjencën. Ajo edhe sot e kësaj dite jeton e strukur e tërhequr në vetvete dhe vdes pa famë e lavdi. Për fatin e tyre vendos "opinioni", mendimi i turmës. Ai është dominant. Kur të ju këndoni të vdekurve mos i harroni edhe anonimët. Lavdi heronjve, por mbi gjithë të pa diturve.
Marrë nga e përditshmja e Shkupit “Koha”