Çmenduria e Edvinit s’e prish dot sezonin turistik të shqiptarëve
Veglat e kryetarit të PS flasin për ujin, kur s’e dinë sa orë u vjen ai në shtëpi, flasin për trafikun, kur ende s’kanë marrë patentën dhe flasin për përplasje ndëretnike, kur s’e dinë ende origjinën e familjes së tyre. Opozita është marrë peng nga dëshpërimi i bixhozxhiut të destabilizuar të Los Anxhelesit dhe autoritetet janë të detyruara të përballen me frymëzime që bien ndesh me kushtetutën dhe që duhet të ndëshkohen me të njëjtën forcë që përcakton dokumenti themeltar i shtetit
S’ka të ndalur fushata e poshtër politike e mediatike e Edi Ramës dhe e ylberistëve të tjerë për të përhapur fushatën e pesimizmit në radhët e shqiptarëve, fushatën e identifikimit të Shqipërisë si një vend ku nuk mund të jetohet. Pa asnjë statistikë e krejt në kundërshtim me të dhënat reale, gra pa burra e gra pa cipë, apo burra që s’duan gra e burra pa din e pa iman, dalin para ekranit e shqiptojnë broçkulla që u vijnë me sms nga Los Anxhelesi, prej kryetarit që e urren Shqipërinë dhe është atje thjesht për të përmirësuar gjendjen e tij mendore, përmes një shesh-beshi “e kuqe-e zezë”. Këta të ashtuquajtur politikanë dalin para kamerave dhe gënjejnë për shifrat e aksidenteve rrugore, dalin e luajnë rolin e zëdhënësit të qarqeve shoviniste greke që kërkojnë të përçojnë një konflikt etnik në një tokë historikisht të provuar si ilirike, por si përfundim dalin e konfirmohen si një ushtri të pacipësh që janë vënë në dispozicion të një të dëshpëruari, që është i gatshëm edhe për më të madhin keqpërdorim, mjaft që në hierarkinë e oborrit ylberist, të ngjiten një shkallë më lart. Dje ka qenë radha e Besnik Bares, i cili s’e di se sa orë ujë ka në shtëpinë e tij që të këpuste broçkulla rreth furnizimit me ujë të lagjeve të Saukut (problematika e së cilës është e vjetër e veç drejtuesit aktualë po kanë guximin të përballen me të), ka qenë radha e Olta Xhaçkës, e cila ka mësuar veç para ca javësh se trafiku rrugor ka statistika, që të “raportojë” se në rrugët e vendit po u bëka një kasaphanë dhe së fundmi ka qenë radha e Ermonela Felajt (shqiptarët rëndom – sipas rregullit të shqipes – e shqiptojnë me theks parafundor) të thotë se në Shqipëri po afroka një luftë ndëretnike, meqenëse s’i respektokemi sa duhet të drejtat e minoritarve greqishtfolës. Gjithfarëlloj ufologjish janë në gjendje të shqiptojnë këto kavie të nivelit të dytë të politikës, mjaft që të qendrojnë në rreshtin e parë të propagandës antishqiptare që po udhëheq bixhozxhiu psikologjikisht i destabilizuar i Los Anxhelesit. çmenduria e opozitës është një patologji që s’i bën mirë vendit, por është një sovranitet që s’varet as nga vullneti i mazhorancës, as nga bamirësia e kryeministrit e as nga “par condicio” e komunitetit ndërkombëtar. Për fat të keq dëshpërimi i Edvinit po e drejton opozitën për kah demonizimi i vitit turistik të shqiptarëve dhe asnjë forcë tjetër madhore, as e pushtetit të katërt, është e detyruar të shndërrohet në spektatore, ndërkohë që opozita kryen një harakiri të vërtetë politike. Mbetet veç që autoritetet t’u dalin përballë frymëzimeve që bien ndesh me kushtetutën dhe t’i ndëshkojnë ato me të njëjtën forcë që përcakton dokumenti themeltar i shtetit
...