E Shtunë, 31 Tetor 2026

UP, kuota shtesë për studentët nga Lugina e Preshevës

Ministria e Arsimit fillimisht pati rënë dakord me Universitetin e Prishtinës për caktimin e 146 kuotave për studentët nga Lugina e Preshevës, të cilave do tu shtohen edhe 88 kuotat e reja.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, në një takim me kryetarin e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se ndihma për arsimimin e shqiptarëve të kësaj ane është obligim moral i Republikës së Kosovës.

Krahas kësaj, ministri Hoxhaj është shprehur se është duke lobuar tek ambasadat e ndryshme, që ato të bëjnë presion mbi Serbinë që ajo të pranojë diplomat e Kosovës.

NDëRKOHë, Kryetari i Luginës së Preshevës e falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën dhe mirëpritjen e dhënë.

Lugina e Preshevës nuk ka asnjë fakultet në gjuhën shqipe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›