E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti/Viti 2009, viti i protestave të dështuara të opozitës

Ditët e fundit, reagimet e opozitës kanë pasur një rol të padëshirueshëm, pse jo mund të themi qesharak. I gjithë vullneti i opozitës është përqendruar vetëm te disa akuza që lëshohen nga dera e selisë, të cilat lidhen me çështjet ekonomike, Rrugën e Kombit dhe shpërblimet e fundvitit. Kjo ishte opozita shqiptare e vitit 2009, ku gjysma e deputetëve i mbajnë ende kthyer sytë nga 5 deputetët e “Mendimit Ndryshe”, se kur ata do ta thyejnë bojkotin. Për PS-në, viti 2009, që sapo u mbyll, ishte një vit ankimesh dhe qurravitjesh, pretekstet për të cilat, nuk i kapërcyen argumentet e çmimit të kartave të identitetit, por edhe absurdin e rihapjes dhe rinumërimit të kutive të votimit, pse Edi Ramës, nuk i vinte për shtat të pranonte humbjen.Ndërsa para zgjedhjeve, angazhimit dhe seriozitetit të qeverisë, për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit, PS-ja dhe opozita ju përgjigj me ankesat absurde për çmimin e këtyre kartave, jo 2 mijë, por 12 mijë lekë (të vjetra), apo anasjelltas, pas zgjedhjeve, Edi Rama, pas edhe një puçi ndaj PS-së, dhe pasi siguroi fitoren për kreun e kësaj partie, që kur përdori kundër qira-marrjes, kandidaturën e “rivalit” Maqo Lakrori, ju rikthye sjelljes qaramane, pse rezultati i zgjedhjeve, kishte konfirmuar qëndrimin e tij sërish edhe për 4 vjen në opozitë.Për pasojë, në 3 muajt e fundit të vitit 2009 janë organizuar një numër i madh protestash, me plotë gojën, të dështuar nga Partia Socialiste, dështimi i të cilave u paratha, që kur këto protesta nuk e kapërcyen “pragun” e protestave personale të një të sëmuri si Edi Rama. Më 28 qershor ishte Edi Rama që deklaroi se nuk ka kush na i prek votën, dhe që zgjedhjet ishin të ndershme, por me daljen e rezultateve dhe me certifikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, Partia Socialiste shfaqi pakënaqësi për procesin zgjedhor, por kjo u pa si një reagim instiktiv i opozitës ndaj humbjes. Me pranimin e ftesës për bashkëqeverisje të Lëvizjes Socialiste për Integrim, PS rriti më tej dozën e pakënaqësisë duke sulmuar PD bashkë me LSI. Manifesti i parë i cili dhe dështoi për shkak të mos pjesëmarrjes u mbajt para Kryeministrisë me 10 tetor. Në një qytet me gati një  milion banorë si Tirana, për një parti që pretendon të ketë shumicën e popullit që e mbështet, të arrish të mbledhësh vetëm disa mijëra mitingashes ku një pjesë e madhe e tyre ishin mercenarë të sjellë nga rrethet e bashkive të majta, do të thotë që dështimi do ishte i sigurt dhe i pa shmangshëm. Edhe  pjesëmarrja e detyrueshme e punonjësve të Bashkisë së Tiranës në këtë protestë, për të cilët ishte  ngritur një stendë e veçantë ku ata duhet të firmosnin për prezencën si dhe  pagesat e majme të mercenarëve për pjesëmarrje nuk e shpëtuan Edi Ramën, i cili u braktis nga shumica e socialistëve. Vetë Edi Rama nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin për këtë dështim të turpshëm, të trumbetuar prej javësh në mediat e kontrolluara prej tij si një protestë madhështore në mbrojtje të votës së lirë. Në valën e dytë të protestave, PS nuk thirri aleatët opozitar por bashkoi me protestën edhe çështjen e autonomisë së pushteti lokal dhe krizën ekonomike apo probleme të tjera. Këtë herë protestat ishin me ndalesa të shkurtra dhe me më pak qytetarë të pranishëm, madje u arrit deri aty sa të organizoheshin 6 protesta për 3 ditë në 6 qytet të ndryshme. Vala e dytë e protestave e cila u mbyll në kryeqytet, protestë e cila u mbajt para Kuvendit, institucion të cilin PS e bojkoton. Monotonia e protestave të dështuara, ka shpartalluar edhe Grupin Parlamentar të PS, të cilët tashmë secili shikon punët e veta private. Ditët e fundit, reagimet e opozitës kanë pasur një rol të padëshirueshëm, pse jo mund të themi qesharak. I gjithë vullneti i opozitës është përqendruar vetëm te disa akuza që lëshohen nga dera e selisë, të cilat lidhen me çështjet ekonomike, Rrugën e Kombit dhe shpërblimet e fundivitit. Kjo ishte opozita shqiptare e vitit 2009, ku gjysma e deputetëve i mbajnë ende kthyer sytë nga 5 deputetët e “Mendimit Ndryshe”, se kur ata do ta thyejnë bojkotin. Nga ana tjetër kemi një maxhorancë në kushte krejt komode për të qeverisur, madje herë pas here edhe argëtohet për mënyrën sesi i ndryshon kauzat Edi Rama, i cili një herë kërkon autonominë e pushtetit vendor, herë hapjen e kutive dhe herë rishikimin e çmimit të energjisë......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›