E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision hetimor ndaj Edi Ramës vijon të mbajë peng Planin Urbanstik

Kërkesa e deputetit demokrat Edi Paloka për kryebashkiakun Edi Rama

TIRANE - Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, në mënyrë që të hidhet drejtë mbi faktin se përse Rama vijon të mbajë peng planin urbanistik të kryeqytetit. Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka paraqitur ditën e djeshme në Parlament një iniciativë për ngritjen e një komisioni hetimor, për kryesocialistin njëkohësisht kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
“Kjo iniciativë shumë e rëndësishme, iniciativë, për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Edi Ramës, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, do të hetojë arsyet dhe pasojat e mos miratimit të planit urbanistik nga kryetari i bashkisë së Tiranës prej gati 10 vitesh”, u shpreh Paloka.
Deputeti Paloka ka shpjeguar më tej se, “është një iniciativë që do të marrë shumë shpejt udhë me miratimin e Grupit Parlamentar të PD-së dhe është ai zotëria që në fund para apo pas zgjedhjeve, nuk ka rëndësi duhet të dali përpara Prokurorisë, përpara drejtësisë dhe më në fund të japi llogari”.
Paloka e ka shpjeguar heshtjen e kryebashkiakut me faktin se “nëpërmjet trajtimit të Tiranës si feud i tij, ai zhvillon korrupsion aktiv dhe pasiv në të gjitha mënyrat dhe anët që përmban politika”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›