PD-ja, tur komunikimi me qytetarët për rikonfimrimin enjë tjetër mandati
Kryetari i grupit parlamentar zbulon se brenda këtij muaji mbyllen zgjedhjet në parti
TIRANE - Nënkryetari i PD-së, njëherësh Kryetar i Grupit Kuvendor Astrit Patozi, bëri të ditur dje se Partia Demokratike po përgatitet për mandatin e ardhshëm, duke zhvilluar një tur komunikimi me qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
“Ky tur komunikimi që ne kemi nisur dhe që nuk do të ndalet deri në 28 qershor, ka për qëllim jo vetëm të bëjë bilancet për arritjet dhe sukseset tona, por sidomos për të pasur një program sa më të qenësishëm dhe sa më serioz për 4 vitet ardhshme të qeverisjes së PD. Brenda këtij muaji besoj se nuk do të kemi asnjë degë pa zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e vet PD-së”, tha Patozi.
Sipas Patozit, PD-ja me këtë tur komunikimi i cili po zhvillohet nga figurat më kryesore të kësaj partie, po prezanton tek qytetarët reformat e qeverisë por edhe po përgatitet për programin e ardhshëm qeverisës.
Patozi bëri të ditur gjithashtu se zgjedhjet brenda partisë do të mbyllen brenda këtij muaji për ti hapur rrugë kuvendit të madh.
Afrimi i zgjedhjeve parlamentare ka zbardhur një strategji të re të PD-së, për tu afruar me qytetarët, ku veç kryeministrit Berisha, një sërë figurash të rëndësishme të PD-së, po zhvillojnë takime të ngjeshura në çdo zonë të vendit