E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vulçanov vazhdon negociatat me PS

23/02/2005  Ambasadori special i OSBE-së, Nikolai Vulçanov, do të tentojë këto ditë për të përfunduar marrëveshjen mes socialistëve dhe demokratëve për hartën e re zgjedhore. Burimet kanë bërë të ditur se, dje janë hedhur pikat e para për marrëveshjen, që do të miratohet mes palëve, ndërsa janë dhe disa çështje, që nuk janë përfunduar ende. Gjithashtu, është mësuar se këto ditë do të ketë dhe takime të tjera mes socialistëve dhe demokratëve, për të arritur në një konkluzion përfundimtar. Pika e debatit ka mbetur sërish shtimi i një zone në Shkodër, si dhe rregullimi i numrit mesatar të votuesve në zonat minoritare. Megjithatë, pas varianteve të paraqitura prej OSBE-së, dhe socialistët kanë pranuar që të miratojnë ndarjen re zonale. Duke parë zhvillimet është theksuar se votimi në pralament pritet të jetë para 3 marsit që është afati përfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›