Majko nënshkruan marrëveshjen për më shumë trupa paqeruajtës

08/03/2005 Scheffer jep mbështetjen për Shqipërinë
Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, u takua dje me shefin e NATO-s, Jaap de Hop Scheffer, si dhe me përfaqësuesin e BE-së për politikën e jashtme, Havier Solanën. Në konferencën e dhënë për shtypin, Majko tha se "do të vazhdojmë, si edhe më parë, bashkëpunimin me trupat gjermane në Bosnjë. E rëndësishme është që Shqipëria po jep ndihmesën e saj jo vetëm në vende të largëta si në Afganistan dhe Irak, por edhe në një vend mik dhe të afërt, siç është Bosnja. Mendoj se gjatë samitit të ardhshëm, Shqipëria së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë do të pranohen si anëtare me të drejta të plota në gjirin e NATO-s". Në takimin me shefin e politikës së jashtme të BE, Havier Solanën, ministri shqiptar nënshkruajti marrëveshjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në misionin ushtarak të BE-së në Bosnjë, i emërtuar si "Althea". Ministri shqiptar i Mbrojtjes, edhe pas takimit që ai zhvilloi me shefin e NATO-s, tha se u diskutua "për situatën në rajon, në Kosovë si dhe për ritmin e reformave që po ndërmerr pa ndërprerje ushtria jonë për t'iu bashkëngjitur strukturave ushtarake të Aleancës Atlantike. Mendoj se gjatë samitit të ardhshëm, Shqipëria së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë do të pranohen si anëtare me të drejta të plota në gjirin e NATO-s ".