Ministrat po dhunojnë Kushtetutën

08/03/2005 Kryetari i PD-së kërkon reagimin e Moisiut dhe seancë debati për konfliktin e interesave
"Edhe një herë i them kombit më fal për propozimin që kam bërë për presidentin"
Kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar mbledhjen e firmave të deputetëve për të zhvilluar një seancë debati me qeverinë, për konfliktin e interesave që kanë një pjesë e mirë kabinetit qeveritar në ushtrimin e detyrës. Sipas Berishës, Kryeministri dhe ministrat po shkelin nenin 103 të Kushtetutës, që ndalon të merren me biznese persona të caktuar në funksione të larta shtetërore. Në mbledhjen e Grupit parlamentar, Berisha i ka tërhequr vëmendjen Presidentit të Republikës, pasi si garant i Kushtetutës nuk duhët të lejojë një fenomen të tillë.
Seanca
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së tha se një pjesë e mirë e ministrave të kabinetit qeveritar, përfshi dhe Kryeministrin Nano, janë shkaktarë të mosfunksionimit të institucioneve. "Unë kërkoj të ndërmerret një debat urgjent në parlament mbi dhunimin flagrant të nenit 103 pika 2 e Kushtetutës, që sanksionon se ministrat nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues apo anëtar i organeve apo shoqërive fitimprurëse", tha Berisha. Sipas tij, pjesa më e madhe e zyrtarëve të lartë të kabinetit qeveritar kanë bizneset e tyre, dhe kjo ka sjellë uljen e zbatimit të ligjit në nivelet më të ulëta të rajonit. "Mirëpo, aty në parlament ulen së bashku sikur të ishin një bandë antikushtetuse, ministri i Ekonomisë me ANOIL-in e tij dhe aksioner në dhjetëra kompani. Kryeministri me ALBAKOPTER dhe Nano-Travel, aksioner në kompani të shumta. Ulet Duka i krimit me AIBA dhe pluhurat e qumështit përrreth, apo Arben Malaj edhe ky aksioner në disa kompani. Në ato karrige është ulur më parë shoqja Leskaj me kompani ndërtimi, ministri Poçi me kompani ndërtimi, ministri Xhafa i lindur për të akaparuar. Kontrollit nuk duhet t'i shpëtojë dhe ministrja Meksi, se edhe ajo mos mendoni se është e pafajshme", tha Berisha. Lideri demokrat kërkoi që dosjet e ministrave të kabinetit qeveritar të merren nga Inspektoriati i Kontrollit të Pasurive me qëllim që t'i bëhet e ditur opinionit publik se kush janë shkelësit e ligjit. "Duhet të marrë fund kjo veprimtari antikushtetuese e turpshme, njerëz të cilët për t'u pasuruar nuk ngurrojnë të dhunojnë çdo parim dhe çdo ligj. Edhe sikur të mos ishte në Kushtetutë, ministrat nuk mund të merren me aktivitet", tha kreu i PD-së.
Presidenti
Sipas Berishës, jashtë përgjegjësisë për shkeljen e Kushtetutës, nuk mbetet Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Duke kërkuar dhe një herë falje për propozimin e bërë tre vjet më parë, lideri demokrat tha se shteti shqiptar nuk do të kishte përfunduar në këtë gjendje. "Edhe një herë i them Kombit më fal për propozimin që kam bërë për Presidentin, sepse kjo situatë nuk mund të ndodhte kurrë, nëse vendi do të kishte president. Këtu nuk bëhet fjalë për militantë të tipit "Gjergj Abdia", që nuk ngurrojnë të lëshojnë komunikata, sikur të ishin repart i PS-së, pasi për të nuk ekziston Kushtetuta, por për Presidentin që fle mbi këtë situatë", tha Berisha. Jo pak herë Presidenti është sulmuar nga PD-ja për qëndrimet e tij, të cilat nga krahu opozitar janë konsideruar si të njëanshme dhe që nuk përfaqësojnë interesat e vendit. Lideri demokrat, Berisha, ka kërkuar disa herë falje publike që ka propozuar emrin e Alfred Moisiut, tre vjet më parë, për të qenë në krye të shtetit shqiptar.