Komisionerët do piketojnë në terren objektin që do kompensohet
17/03/2005 Vendimet mbi dosjet e ish-pronarëve merren me shumicë votash
Mbledhja për shqyrtimin e një dosjeje zhvillohet dhe është e vlefshme nëse janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të KVKKP. Sipas rregullores së miratuar nga Komiteti i Pronave, do të jenë anëtarët e komisioneve që do piketojnë në terren objekti që do t'u jepet ish-pronarëve për kompensim. Vendimet e KVKKP merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Anëtarët e KVKKP, të pranishëm në mbledhje, nuk mund të abstenojnë në votim. Vendimet në mbledhjet e KVKKP merren me votim të hapur. Votat e anëtarëve të KVKKP janë të barabarta. Në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë vota e kryetarit është vendimtare. Në këtë rast informohet me shkrim KSHKKP. Komisioni vendor njofton të interesuarit për vendimet e marra nëpërmjet postës zyrtare rekomande. Vendimet i njoftohen palëve të interesuara brenda 8 ditësh nga data që pason marrjen e vendimit. Votimi merr formë të prerë 30 ditë pas marrjes dijeni të subjektit ose përfaqësuesit të tij dhe kjo shënohet në vendim, me përjashtim të rasteve kur ai ankimohet. Është komisioni që bën piketimin në terren të pronës së kthyer apo kompensuar fizikisht dhe mbahet procesverbali i dorëzimit të pronës. Fotokopje të vendimit të formës së prerë u dërgohet me shkresë përcjellëse institucioneve që kanë lidhje me pronën e kthyer/kompensuar fizikisht.