E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria mbështet ligjin që ndalon ndarjen e Tajvanit

17/03/2005  Hajdaraga: Njohim vetëm një Kinë

Shqipëria ka vendosur të mbështesë Kinën për ligjin e miratuar tri ditë më parë, ku Tajvanit i ndalohet ndarja. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Luan Hajdaraga, ka dhënë këtë mbështetje në një takim të zhvilluar me ambasadorin e Kinës në Shqipëri, Tian Changchun. Hajdaraga, në qëndrimin zyrtar, ka theksuar se Shqipëria njeh vetëm një Kinë, dhe ai është populli i Republikës së Kinës. Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes të dy popujve. Ligji i miratuar në parlamentin kinez, tri ditë më parë ka marrë vetëm dy vota abstenim. Ai i jep të drejtë forcave ushtarake që të përdorin të gjitha mjetet në rast se Tajvani do të tentojë ndarjen nga Kina. Faktikisht, Shqipëria e ka mbështetur gjithnjë vendimin për të mos lejuar ndarjen e Tajvanit nga Kina. Madje, në të gjitha qëndrimet zyrtare është theksuar se Shqipëria njeh vetëm një Kinë. Kjo sipas agjencive të lajmeve, është konfirmuar dhe dje gjatë takimit mes zëvendësministrit Hajdaraga dhe ambasadorit të Kinës, Changchun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›