Komisionet vendore do të caktojnë ditët për paraqitjen e kërkesave
17/03/2005 Rregullorja: Forma e kompensimit kërkohet brenda 30 ditësh nga vendimi për kompensim
Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në rregulloren e miratuar për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave thekson se "subjektet e shpronësuara mund të paraqesin kërkesa pranë KVKKP për njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin dhe/ose kompensimin e pronës; njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin dhe/ose kompensimin e pronës së mbetur pa u trajtuar nga një vendim i mëparshëm, apo për zbatimin e vendimit të mëparshëm, të marrë para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe formën e kompensimit të pronës". Subjektet e shpronësuara paraqiten pranë Komisioneve vendore për të dorëzuar kërkesat, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, në ditët e caktuara. "Nëse subjekti nuk paraqitet në ditën e caktuar, anëtari përgjegjës i Komisionit Vendor cakton një takim të afërt pasardhës, për të cilin subjekti informohet, duke kontaktuar sekretaren e KVKKP.
Nëse subjekti i shpronësuar nuk paraqitet edhe në datën e caktuar, ai është i detyruar të marrë një numër tjetër për takimin", thuhet në rregullore. Kërkesat nga subjektet e shpronësuara për njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin apo kompensimin e pronës që i drejtohen KVKKP duhet të formulohen me shkrim, të firmosen nga personi që e bën kërkesën. Kërkesat bëhen në emër të kërkuesit dhe dorëzohen personalisht, ose nga personat e autorizuar me shkrim nga ana e tij. "Kërkesa, sipas Kodit të Procedurave Administrative, nuk pranohet nga KVKKP nëse është anonime dhe e pakuptueshme. Kërkesa konsiderohet jo anonime dhe e kuptueshme nëse plotëson të gjitha elementët e parashikuar në Shtojcën 1 të kësaj rregulloreje", thuhet në rregullore. Ndërsa kërkesa për formën e kompensimit paraqitet brenda 30 ditëve nga data e njoftimit publikisht të vendimit për njohjen e së drejtës së pronësise dhe kthimin e pronës. Në rast se subjekti i shpronësuar ka mendime të ndryshme për formën e kompensimit, KVKKP në mënyrë të arsyetuar, vendos për formën e kompensimit. Në rastet përkatëse, kërkesës për kompensim i bashkëlidhet deklarata me shkrim mbi dokumentacionin për trajtimin e kërkesave për njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin dhe kompensimin e pronës, nëse subjekti e refuzon të drejtën e parablerjes. "Kërkesa e shoqëruar nga dokumentacioni përkatës shqyrtohet nëse është e rregullt nga anëtari përgjegjës dhe personat e tjerë të caktuar nga kryetari, të cilët analizojnë dokumentacionin nga ana ligjore dhe teknike në prani të subjektit të shpronësuar", sqarohet më tej.
Komisionet
Nga ana tjetër Komisionet Vendore që me krijimin dhe pa u kushtëzuar nga kërkesat e subjekteve të shpronësuara, i kërkon institucioneve të treta vënien në dispozicion të dokumentacionit të nevojshëm për trajtimin e pronave që do të njihen, kthehen, dhe/ose kompensohen. Komisioni përkatës "merr informacion nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ne rrethe për t’u njohur me gjendjen e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të gjitha zonat kadastrale të qarkut. Siguron hartat e punës mbi të cilat KVKKP pasqyron pasuritë që shërbejnë për kompensimin fizik të pronave. Gjithashtu në hartat e punës përcakton pozicionet gjeografike të pronave që njihen, kthehen dhe/ose kompensohen. Komisioni bën azhornimin e studimit paraprak në nivel qarku për kompensimin e pronave dhe e dërgon atë për miratim në Komitetin Shtetëror". Kryetari i komisionit vendos për ndarjen e punëve në KVKKP dhe organizon shortin për caktimin e anëtarit të KVKKP përgjegjës për përgatitjen dhe relatimin e dosjes. Kërkesa e rregullt regjistrohet dhe hapet një dosje për të në prani të subjektit të shpronësuar. Kërkuesit i jepet numri përkatës i protokollimit të kërkesës dhe numri i dosjes përkatëse.
Data e protokollimit konsiderohet data e fillimit të procedurave të KVKKP për trajtimin e dosjes. Kërkesat e protokolluara regjistrohen në regjistrat/indekset përkatëse. Dosja e pronës plotësohet me dokumentet e nevojshme nga institucione të treta për konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor në përgjigje të kërkesave të dërguara nga kryetari i KVKKP pranë këtyre institucioneve. Dosja plotësohet me vërtetimin me shkrim të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për gjëndjen juridike të pronës së paluajtshme që do të kthehet apo pronës së paluajtshme, ku do të kompensohet subjekti i shpronësuar.
Përgjigjet e institucioneve, protokollohen dhe arkivohen në dosjen përkatëse të pronës.
Anëtari përgjegjës dhe specialistët përkatës të KVKKP analizojnë gjendjen aktuale juridiko-teknike të pronës së pretenduar në bazë të dokumentacionit të sjellë nga institucionet. Për pronën e pretenduar, anëtari i KVKKP përgjegjës për dosjen, bën verifikimin në terren për të parë pozicionin dhe gjendjen në fakt të pronës së pretenduar. Përgatitet akti i verifikimit ku përshkruhet situata faktike e pronës së pretenduar.