Zbulohet banda e hajdutëve të "Tiranës së Re"

11/03/2005 Policia kriminale e Komisariatit nr.2 zbulon bandën që grabiste dyqane dhe automjete në zonën e Tiranës së Re. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, shprehen se vjedhësit u kapën pas një pune të gjatë operative. Gazmend Cani, Ledio Shehaj, Festim Gici, Ilir Bregu dhe Besmir Fetishi kanë bastisur në bashkëpunim shumë prona private.
Arrestimi
Në një numër të madh objektesh të grabitura kohët e fundit në kryeqytet, policia kriminale kishte arritur të grumbullonte mjaft gjurmë, të cilat përputheshin në vendngjarjet e kësaj natyre. Burime nga Komisariati i policisë nr.2, shprehen se u arrit të vërtetohej në pak ditë se autorët e këtyre grabitjeve ishin të grupuar në një bandë, e cila vepronte në zona të ndryshme të Tiranës. Me anë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative, u arrit të zbulohej se kapoja i grupit të hajdutëve ishte Gazmend Cani, i cili mendohet se i kishte "rekrutuar" më pas 4 adoleshentët e tjerë që bënin pjesë në bandë. Të njëjtat burime pohojnë se 33-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, organizonte skemat e grabitjeve dhe në të shumtën e rasteve nuk merrte pjesë në to. Sipas dëshmive të të prangosurve, ai kishte vetëm funksione drejtuese. Cani përcaktonte objektet duke studiuar me kujdes terrenin e veprimit. Si të mos mjaftonte me kaq, si me përvojë të gjatë në këtë fushë, 33-vjeçari u kishte mësuar hajdutëve të tjerë disa truke për të mos lënë gjurmë. Duke krahasuar gjurmët e të arrestuarve me ato të vendeve të ngjarjeve, u arrit të vërtetohej se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë e vende të ndryshme kjo bandë ka vjedhur në datë 15 gusht 2004 një dyqan dhe në 29 dhjetor 2004 një mjet tip-Benz në pronësi të një shtetasi. Data 4 janar e këtij viti ka shënuar në rrugën "Bajram Curri” vjedhjen e dyqanit të një shtetasi nga ana e të arrestuarve. Pos këtyre Gazmend Cani, Ledio Shehaj, Festim Gici, Ilir Bregu dhe Besmir Fetishi kanë vjedhur në bashkëpunim disa kasetofona mjetesh duke u thyer xhamat, si te një mjet tek Bulervardin “Barjam Curri”, ish-Uzina Enver, “Myslym Shyri” dhe në lokal “Palma e Artë”. Për këto vepra u bë dokumetimi ligjor, ku u parashikuan nga nenet 134\2 e 25 të Kodit Penal. U ekzekutua urdhri i prokurorit të çështjes.