Komisionerët socialistë të KZAZ-ve, debate të forta në KQZ
Autori i Lajmit: Suela Topi
Përplasja
Mosrespektimi i afateve ligjore nga ana e Partisë Socialiste për dorëzimin e emrave përfundimtarë të anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve dhe mungesa e 30 përqindëshit femëror ndër to, kanë shkaktuar përplasje të forta në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit, Arben Ristani, i ka bërë thirrjes PS-së të disiplinojë komisionerët e saj, të cilët në të paktën 12 KZAZ, sipas tij, kanë bllokuar punën. Ndërkohë që kritikat nuk kanë munguar as për partitë e tjera politike, të cilat kanë një sërë problemesh me përfaqësuesit e tyre në KZAZ. Ristani tha se të gjitha partitë politike nuk e kanë zbatuar ligjin dhe kanë shkelur afatet lidhur me emërimin e këtyre anëtarëve të KZAZ-ve, por edhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit. Ky shqetësim është pranuar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit, edhe pse anëtarët opozitarë në KQZ kanë vënë theksin tek parregullsia e përcjelljes së informacionit nga vetë administrata e KQZ-së. KQZ konstatoi gjithashtu se dy javë nga dita e zgjedhjeve, janë 9 KZAZ, të cilat ende s’kanë marrë listat e zgjedhësve. Ndërsa për t’u dhënë mundësinë e votës, paraplegjikëve Komisioni do të vendosë sot për ta rampa druri ose betoni pranë çdo qendre votimi.
Debati
“Jemi tërësisht në shkelje të ligjit lidhur me problematikat për ngritjen e komisioneve të qendrave të votimit. Në bazë të ligjit jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve partitë duhet të kishin çuar listat në KZAZ dhe po në bazë të ligjit, jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve, duhet të ishte bërë emërimi i tyre”, - tha Ristani. Sipas informacionit të administratës së KQZ-së, në një sërë Komisionesh Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve PS nuk ka paraqitur anëtarët, ndërkohë që problematika ishin paraqitur edhe nga PSD dhe PR. Po kaq problem, shtoi kreu i KQZ-së janë dhe Komisionet e Qendrave të Votimit. Një fakt i tillë është pranuar dhe nga përfaqësuesi demokrat në KQZ, Njazi Kosovrati, i cili vuri theksin tek mangësitë e PS-së për plotësimin e 30 përqindëshit të grave në 12 KZAZ. Por ndërkohë anëtarët opozitarë në KQZ kritikuan administratën për mënyrën e paraqitjes së materialeve. Pandeli Varfi tha se nuk mund të konsiderohet mosparaqitja në detyrë një mungesë, sepse çdo anëtar KZAZ-je ashtu si ata të KQZ-së, e ka këtë të drejtë. “Efekte të tilla që, për mendimin tim bëhen për spektakël, nuk duhet të gjejnë vend në informacionet tona. Është tjetër gjë ato që janë shkelje të rënda të ligjit. Por nuk është ky rast, sepse njerëzit dhe mund të sëmuren”, - tha ai. Kritikave të tij iu përgjigj Ristani, i cili theksoi se nuk është për spektakël, sepse jo të gjithë anëtarët mund të sëmuren njëherësh ashtu si nuk është spektakël fakti që PS nuk plotëson 30 përqindëshin e femrave. Ndërkohë që përfaqësuesi socialist, Genci Gjonçaj, pranoi vërejtjet, por shtoi se KQZ ka penguar zbatimin e ligjit nga PS. “Më lejoni të kujtoj që për një pjesë të problematikës së KZAZ-ve pengesë është bërë KQZ dhe kjo për faktin e vetëm se ju duke argumentuar mungesën e 30 përqindëshit, keni vendosur të mos pranoni asnjë propozim të PS për të ndërruar anëtarë të komisioneve zonale”, - tha ai.
Problemet në KZAZ
KZAZ 3, 6, 8, 28, 29, 40, 44, 45, 53, 62 dhe 65 kanë probleme për shkak të mungesës të anëtarëve të emëruar, largimit apo dorëheqjes së anëtarëve, por pa e zëvendësuar atë apo paraqitje të anëtarëve që nuk janë emëruar nga KQZ.
Problemet me KQV
PD ka paraqitur propozime vetëm në 40 KZAZ lidhur me emërimin e anëtarëve për KQV-të, PS në 29 KZAZ, PR në 36 KZAZ, ndërsa PSD në 34 KZAZ.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009