Komisioneri Rehn: Shqipëria të aplikojë për statusin kandidat në BE pas zgjedhjeve
Shqipëria duhet të konsiderojë aplikimin për statusin kandidat në BE pas zgjedhjeve parlamentare, pasi ky proces është një test kritik i stabilitetit demokratik të vendit. Kjo është këshilla e Komisionerit Evropian për Zgjerimin Olli Rehn, ndërsa sqaroi qëndrimin ndaj vendeve si Shqipëria dhe Serbia, të cilave u thuhet që të konsiderojnë këtë hap kur të jenë gati për të marrë përsipër detyrimet e procesit të anëtarësimit dhe të negociatave.
Pra aplikoni kur të jeni me të vërtetë gati dhe mos e bëni vetëm për një veprim politik. Ja pse për shëmbull për Shqipërinë këshilla ime është, ju lutëm mos e konsideroni para zgjedhjeve parlamentare pasi ky proces do të jetë një test kritik i stabilitetit tuaj demokratik, tha Rehn. Këshilla e qartë e Komisionerit vjen në momentin kur presidencës çeke të unionit nuk i janë çarë vetëm tubat, për të përdorur shprehjen e ministrit të jashtëm Schëarzeberg, por lumi po i merr të gjithë shtëpinë, për shkak të rrëzimit të qeverisë çeke në seancën parlamentare të ditës së martë. Një tjetër temë e rëndësishme për të cilën foli Komisioneri ishte ajo e liberalizimit të vizave, proces që pritet ta ndajë Ballkanin në dy grupe vendesh, e për ato që kanë përmbushur kushtet, liberalizimi mund të arrihet edhe në fund të vitit 2009. Rehn vijoi se mbi bazën e misioneve të ekspertëve ne do të përgatisim raportet tani shpejt gjatë pranverës. Mbi bazën e këtyre raporteve Këshilli mund të diskutojë, dhe unë shpresoj dhe të marrë vendime mbi liberalizimin e vizave për vendet më të përparuara përsa i përket detyrimeve mbi çështjet e sigurisë siç janë pasaportat biometrike dhe sistemi i kontrollit të integruar i kufijve. Ai foli në një takim me gazetarët, në prag të takimit informal të Ministrave të BE-së të Gymnich, ku në prani të ministrave të jashtëm Ballkanit temë kryesore do të jetë pikërisht perspektiva evropiane e rajonit.