E Diel, 1 Nëntor 2026

Porto Romano në Durrës, bëhet port i hapur ndërkombëtar

Qeveria vendosi në mbledhjen e djeshme që porti "Porto Romano" në Durrës të emërtohet port i hapur për trafik ndërkombëtar. Ky vendim u mor me  propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas këtij vendimi, veprimtaria detare e këtij porti do të jetë shkarkimi i naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre dhe ai do të jetë port i hapur për trafik ndërkombëtar për 24 orë. Përsa i përket shfrytëzimit, faza e I do të jetë sipas marrëveshjes koncensionare gjatë kohëzgjatjes së koncesionit, ndërsa në fazën e II, ai do te jetë pronë e shtetit shqiptar dhe i lirë për tu shfrytëzuar sipas vullnetit të shtetit, pas përfundimit të koncesionit. Lidhur me menaxhimin, në fazën e I, në 2 vitet e para porti do të shfrytëzohet nga një kompani e huaj dhe me përvojë në eksperienca të ngjashme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›