E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton shtimin e fondit prej 18 069 667 në buxhetin 2009, të METE

Qeveria shqiptare në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të ligjit nr. 10025, datë 27.11.2008, Për buxhetin e vitit 2009, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave vendosi që në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për vitin 2009, në programin Planifikim, menaxhim, Administrim, të shtohet fondi prej 18 069 667 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë,  i ndarë për paga 12 228 240 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e dyqind e dyzet) lekë, për sigurime shoqërore 4 841 427 (katër milionë e tetëqind e dyzet e një mijë e katërqind e njëzet e shtatë) lekë dhe investime kapitale  2 000 000 (dy  milionë) lekë. Ndër të tjera, theksohet se ky fond duhet të përballohet nga pikësimet në programin Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut, infrastrukturën e cilësisë dhe pronësi industriale, për institucionin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me vlerë 18 069 667 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë, sipas strukturës buxhetore të miratuar në buxhetin e vitit 2009, për këtë institucion. Bëhet e ditur se për zbatimin e këtij ligji, ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›