Komisioneri Stefan Fule: Rama, përgjegjësi personale për shëndetin e grevistëve
Në takimin e parë të Komisionit të Asociimit dhe Stabilizimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve evropiane janë deklaruar kundër grevës së urisë së Partisë Socialiste. Sipas eurodeputetëve, bojkoti dhe protestat e opozitës dëmtojnë imazhin e vendit dhe bllokojnë integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. “Jam i shqetësuar për mungesën e një dialogu politik konstruktiv në Shqipëri. Jam i shqetësuar nga mungesa e funksionimit të plotë të Parlamentit në vend. Jam shumë i shqetësuar nga greva e urisë që ka filluar së fundmi. Kjo grevë shtyn në mbajtjen e pozitave edhe më të kundërta dhe konfrontuese. Greva e urisë nuk heq përgjegjësinë e të gjitha palëve për gjetjen e zgjidhjes bazuar mbi dy parimet: kornizën kushtetuese dhe transparencën. Më vjen keq, por më duhet të them, se greva e urisë i shton përgjegjësinë më shumë liderit të opozitës për gjendjen shëndetësore të grevistëve”, deklaroi Komisioni për Zgjerimin, Stefan Fule.