E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Të hiqen barrikadat artificiale, ekzistojnë hapësirat e mjaftueshme për dialog

Duke komentuar mbi situatën politike në vend, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp, u bëri sot thirrje drejtuesve të Partisë Socialiste që nuk janë pjesë e grevës së urisë, të reflektojnë dhe të tregojnë më shumë përgjegjësi, në një moment kaq të rëndësishëm për vendin kur të gjithë kanë zgjedhur alternativën e integrimit evropian. Gjithashtu, ai theksoi se “është e nevojshme të hiqen barrikadat artificiale sepse ekzistojnë hapësirat e mjaftueshme për dialog dhe për t’u dhënë një zgjidhje demokratike kërkesave të opozitës, gjithnjë në respektim të kushtetutës së vendit dhe parimeve të shtetit të së drejtës”. Në këtë kontekst, duke theksuar rëndësinë e ushtrimit të përgjegjësisë maksimale, Meta bëri thirrje për rivendosjen e dialogut të shpejtë për ta kaluar këtë situatë, e cila nuk është në interesin e askujt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›