E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet Vendore me 60 anëtarë

 

Qeveria ka përcaktuar në mënyrë të qartë dhe numrin e punonjësve në qarqe që do të verifikojnë titujt e pronësisë të dhëna gjatë këtyre 16 viteve. Tirana dhe Vlora do t’i kenë komisionet me 7 anëtarë, ku tre prej tyre duhet të jenë domosdoshmërish me profesionin e juristit. Ndërsa Shkodra, Korça, Fieri dhe Durrësi do t’i kenë anëtarët e komisioneve me 6 anëtarë. Në bazë të vendimit, Elbasani dhe Lezha do t’i kenë komisionet me nga 5 anëtarë. Qarqet e tjera do të jenë me numrin më të paktë të anëtarëve të komisioneve, gjithsej me tre anëtarë, ku një prej tyre sipas vendimit duhet të jetë anëtar. Paga e drejtorit të KV-së është e barazuar në pagën e specialistit të sektorit në ministri, kategoria III-a, ndërsa paga e specialistëve të KV-së është e barazuar me pagën e specialistit në ministri, në kategorinë IV-a. Ndërsa 5 anëtarë pritet të punojnë pranë Ministrisë së Bujqësisë, që do të ndjekin këtë proces të verifikimit të titujve të pronësisë. Ndërsa Komisioni Qeveritar i Tokës do të ketë në përbërje 12 anëtarë gjithsej dhe drejtohet nga ana e zv.kryeministrit Genc Pollo. Nënkryetari i KQT-së është ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana. Mësohet gjithashtu se të gjithë anëtarët e KQT-së për çdo mbledhje do të marrin nga 50 mijë lekë të vjetra. Vendimet e KQT-së cilësohen të vlefshme kur për të votojnë mbi 50 për qind e anëtarëve të tij. Anëtarëve të KQT-së nuk i lejohet që të abstenojnë në votimet që kryhen, por vetëm pro dhe kundër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›