E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E djathta të unifikohet si në Evropë

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi dje nga qyteti i Vlorës unifikimin e të djathtës shqiptare. Duke folur në asamblenë rajonale të këtij qyteti, kreu i PR-së kërkoi gjithashtu edhe miratimin sa më shpejt të Kodit Zgjedhor. “Se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet sa më parë dhe me transparencë. Partitë e koalicionit qeverisës duhet të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale, për të sanksionuar përgjegjësit qeverisës në të gjitha nivelet, por edhe bashkëpunimin elektoral dhe ndërtimin e një koalicioni ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që e djathta të jetë e unifikuar, kemi kërkuar që të kemi një të djathtë ndryshe me profil evropian”, theksoi Mediu. Në Asamble u analizua dhe u programua puna për organizimin elektoral në çdo qendër votimi të çdo qyteti dhe komune që ndodhen brenda Prefekturës së Vlorës dhe propozimi kandidatëve, të cilët do të garojnë nën siglën e PR-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›