Komisionet e PS rinisn takimet
15/03/2005 Komisionet e Partisë Socialiste do të nisin turin e takimeve këtë japë për të paraqitur strategjinë e qeverisë së ardhme. Burimet kanë bërë të ditur se ekspertët e PS-së do të paraqesin platforma për fusha të ndryshme, ku do të synohet rritja ekonomike, arsimi dhe shëndetësia. Platformat që do të miratohen nga komisionet socialiste, do të miratohen në Kongresin që do të mblidhet në fund të muajit prill. Në rast se PS, pas zgjedhjeve parlamentare do të marrë dhe një mandat të tretë qeverisës, atëherë kjo platformë do të vihet në zbatim. Deri më tani në PS janë është mledhur Komisioni i Ekonomisë, i Bujqësisë, Shanceve të Barabarta, Sigurisë, i Organizimit, Arsimi dhe Shkenca dhe Antikorrupsioni.