Nano publikon kandidatët e Tiranës

15/03/2005 Andis Harasani
Drejtori i KESH-it, Andis Harasani, tha se "do të kandidoj në njësinë numër 4 të kryeqytetit. Jam i sigurtë në fitoren time, pavarësisht se kush do jetë përballë meje. Kjo gjë nuk më intereson". Harasani ka filluar përgatitjen për t'u futur në garë nën ngjyrat e PS-së në zgjedhjet e përgjithshme.
Arben Ahmetaj
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Arben Ahmetaj, do të kandidojë në njësinë numër 7 të Tiranës. Ahmetaj shprehet se "kam ardhur nga strukturat e PS dhe natyrisht që do të kandidoj për këtë parti". Ahmetaj është kryetari i PS-së për këtë njësi. Kjo është zona më e vështirë për socialistët.
Igli Toska
Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, ende nuk e ka të përcaktuar qartë se në cilën zonë do të bëjë fushatë. Ai shprehet se "do të kandidoj atje ku ka nevojë Partia Socialiste". Dy nga zonat, në të cilat përflitet të jetë kandidat Toska, janë Kombinati në Tiranë, ose një zonë në Fier.
Gjashtë emrat e rinj të PS shoqërojnë kryetarin socialist në festimin e Ditës së Verës
Kongresi i prillit do të zyrtarizojë ndarjen e zonave elektorale
Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka bërë publike emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për Tiranën. Arben Ahmetaj, Andis Harasani, Mimi Kodheli, Igli Toska, Majlinda Keta dhe Shpëtim Idrizi, kanë shoqëruar Kryeministrin Nano gjatë festimeve për Ditën e Verës në kryeqytet për t'u prezantuar në këtë mënyrë si "krah" i kreut të PS-së. Nano, duke uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, është shprehur dhe për emrat më të rinj, me të cilët PS-së synon të jetë e përfaqësuar për zgjedhjet e përgjithshme në zonat e Tiranës. Ai tha: "Tirana dhe kandidatët e Partisë Socialiset janë tashmë bashkë dhe nuk po ndahen. Jemi të sigurtë në fitore, kemi një ekip të ri dhe kompakt në Tiranë dhe se me këtë kompaktësi jemi të bindur në fitore". Funksionarë të lartë në institucionet shtetërore, njëkohësisht dhe kandidatë të PS-së për kryeqytetin, kanë bërë prezantimin e tyre si konkurrentë të mundshëm të kësaj partie.
Deklaratat
Drejtori i KESH-it, Andis Harasani, ka shprehur bindjen më të plotë si për fitoren e tij nën siglën e PS-së, ashtu dhe për kandidimin e tij në kryeqytet. Ai tha se, "do të kandidoj në njësinë numër 4 të kryeqytetit. Jam i sigurtë në fitoren time, pavarësisht se kush do të jetë përballë meje. Kjo gjë nuk më intereson". Nga ana tjetër, kandidatët e tjerë të PS-së janë shprehur më të rezervuar në deklaratat e tyre. Ata kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin për të konkurruar fuqishëm për siglën e partisë më të madhe qeverisëse. Ndërkohë, zyrtarizimin e plotë këto kandidatura dhe të tjera do ta marrin nga forumet e larta të PS-së.
Situata
Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Arben Ahmetaj, Prefektja e Tiranës, Mimi Kodheli, si dhe disa administratorë të njohur publik, si drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi, drejtori i KESH, Andis Harasani, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Tiranë, Majlinda Keta, i janë përgjigjur interesit të kreut të PS-së për të qenë pjesë e alternativave të ardhshme të socialistëve. Ndërkohë, ende nuk janë përcaktuar qartë se në cilat zona elektorale do të zhvillojnë fushatat e tyre për të shpalosur alternativën socialiste. Disa nga këta emra kanë filluar turin paraelektoral në zonat e Tiranës, ashtu si dhe për kandidatët e tjerë në Shqipëri. Ahmetaj, i cili do të jetë kandidat në njësinë numër 7 të Tiranës, tashmë ka filluar dhe përgatitjen e terrenit për fushatë elektorale. Të njëjtën gjë ka nisur dhe kreu i KESH-it, Harasani, i cili po stabilizon pozicionin e tij në njësinë numër 4. Ende të papërcaktuar qartë janë zonat, në të cilat do të kandidojnë Toska, Keta dhe Kodheli. Ndërkohë, Idrizi do të kandidojë në njësinë numër 3 të kryeqytetit. Gjithsesi ndarja përfundimtare e zonave dhe kandidatëve si për Tiranën ashtu dhe për gjithë vendin do të bëhet në kongresin elektoral të PS-së në fund të muajit prill. Në këtë kongres do të marrë formën përfundimtare dhe platforma që do të zhvillojnë fushatën 100 kandidatët socialistë në shkallë vendi.