Komisionet nisin punën vetëm pas vendimit të Kuvendit
05/02/2005 Parlamenti do të shqyrtojë dhe shtyrjen e afateve për paraqitjen e kërkesave
Komisionet Vendore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave do të nisin nga puna vetëm pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë metodikën e çmimit të tokave. Burimet kanë bërë të ditur se Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka miratuar emrat e të 60 anëtarëve të komisioneve në të 12 Qarqet e Shqipërisë. Por, puna e tyre do të nisë vetëm pas miratimit të metodikës së çmimit të tokave, pasi ata nuk mund të marrin vendime, në rast se nuk e dinë se sa kushton një njësi prone. Megjithatë, Komiteti i Kthimit dhe Kompensimt të Pronave ka miratuar një rregullore, sipas të cilit do të veprohet me shqyrtimin e kërkesave të ish-pronarëve.
Dokumentet
Ligji i miratuar në korrik të vitit që shkoi, përcakton se ish-pronarët në dosjen e tyre duhet të paraqesin një dokument, që verifikon pronësinë mbi një pronë të caktuar. Dokumenti duhet të shoqërohet me gen-planin dhe me aktin e trashëgimisë, ose të blerjes së pronës së paluajtshme. Për të plotësuar dosjen, ish-pronarët duhet të paraqesin një kërkesë pranë komisionit vendore të Qarkut ku janë pjesë, ku do të paraqitet pretendimi mbi pronën si dhe do të propozohet forma e kompensimit. Komisioni vendor ka detyrimin që të marrë një vendim përfundimtar brenda 45 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së ish-pronarit. Të gjitha vendimet duhet të bëhen publike në vende të dukshme dhe vetëm pas kalimit të afateve të përcaktuara në ligj mund të kalojë për zbatim. Në rast se ndaj vendimit të komisionit vendor do të ketë ankesa, zbatimi do të pezullohet. Dosja në këto raste i kalon Komitetit Shtetëror dhe më pas gjykatave.
Afatet
Përfaqësuesit e komitetit të pronave kanë bërë të ditur se afatet e përcaktuara në ligj janë të pamjaftueshëm. Kjo për vetë faktin se ligji përcakton se pronarët kanë të drejtë të paraqesin kërkesat deri në një vit nga hyrja në fuqi e ligjit. Kështuqë, në fillim të muajit shtator, pronarëve u humb e drejta për të kërkuar tokën e tyre. Ndërsa, po sipas përcaktimeve në ligj, në muajin nëntor të këtij viti duhet të përfundojë procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave. Kjo për vetë faktin se komisionet vendore dhe komiteti i pronave nuk kanë të drejtë që të vonojnë vendimin mbi një kërkesë më shumë se 75 ditë nga paraqitja e kërkesës. Burimet thanë se duke parë këtë situatë, komisionet parlamentare do të shikojnë mundësinë që të ndryshojnë afatet e paraqitjes së kërkesës për kthimin dhe kompensimin e pronës. Përfaqësues socialistë dhe ata demokratë kanë bërë të ditur se për ta, nuk do të ketë asnjë pengesë që këto afate të ndryshohen, duke i lënë më shumë kohë ish-pronarëve për të paraqitur kërkesën e tyre.