“Nanos, Toskës e Sollakut u lutem të ma gjejnë vajzën”

05/02/2005 INTERVISTA/ Flet nëna e Irena Selit nga Gjermania: Zemra ma ndjeu se i ka ndodhur diçka vajzës
TIRANË – Ajo sapo ka kaluar një krizë për shkak të problemeve shëndetësore në zemër. Megjithatë dëshiron të flasë e të apelojë për vajzën, të cilën thotë se e ka rritur me mund. Me zërin jo shumë të pastër të një bisede telefonike ndërkombëtare, dëgjojmë Semiha Dervishin, nënën e Irena Selit, teksa lutet për vajzën e saj, nga dhoma e spitalit ku ndodhet në qytetin Dortmund të Gjermanisë. “I lutem Fatos Nanos, Igli Toskës, Prokurorit Sollaku, gjithë shtetit shqiptar, të më ndihmojë të mësoj fatin e Irenës”. Nëna e 39-vjeçares së zhdukur ka mësuar dje për atë çfarë i ka ndodhur vajzës së saj, pasi vajza, djali dhe të afërmit nuk i kishin treguar, nga frika e gjendjes së saj të rënduar shëndetësore. Por ajo, nëna e Irenës, i ka thënë dje vajzës së saj, Djanës dhe djalit Ylli, se zemra ia ndjen se diçka i ka ndodhur Irenës.
Kush të tregoi për Irenën?
Më kanë thënë se kishte shkuar në Amerikë. Më kanë treguar se pak ditë pas nisjes së saj për Shqipëri është larguar për në SHBA. Por kam dëgjuar Agim Mushën, duke folur me të birin Brunon, duke i treguar për zhdukjen e Irenës. Agimi i tha Brunos se Irena kishte ikur, ishte zhdukur.
A është zhdukur blloku juaj i numrave telefonikë ditën kur Irena humbi?
Po. Më është zhdukur blloku i madh i numrave të telefonit. Nuk e di pse, ndoshta që unë të mos bëja alarm, sepse gjithmonë kam qenë e merakosur për fëmijët.
A mund të na e përshkruani bllokun e numrave të telefonit?
Ishte një bllok që unë e mbaja prej tetë vjetësh. Një bllok i madh, ku unë mbaja numrat e telefonit të njerëzve të mi të afërt.
Ku ka qenë blloku natën që Irena me Agimin do të niseshin për në Shqipëri?
Blloku ka qenë në kolltukun ku ka qëndruar Agimi. Të nesërmën nuk e kam gjetur.
Na thoni diçka për vajzën tuaj, cila ishte ajo?
Irenën, ashtu si dhe fëmijët e tjerë, e kam rritur me mund. Nuk e kam rritur dhe as e kam njohur ashtu si thonë. Ajo ishte e ndershme për 20 vjet, nuk e di kush ka ndryshuar më pas, Irena apo Agimi. Çfarëdo të thuhet për të, e sido të jetë, unë e dua vajzën time. I lutem Fatos Nanos, Igli Toskës dhe Prokurorit Sollaku, të më ndihmojnë, të ma gjejnë vajzën. U them atyre të bëjnë diçka për vajzën, për fatin e saj, për të vërtetën.