Starova: Kushtetuesja po e vonon qëllimisht vendimin për pronar

18/04/2005 Pronësi me Drejtësi kërkon rrëzimin e ligjit
Shoqata "Pronësi me Drejtësi", ka shprehur dje shqetësimin për vonesën nga ana e Gjykatës Kushtetuese, mbi ankesën që ata kanë bërë mbi ligjin e pronave. Nënkryetari i shoqatës, Ahmet Sulstarova, ështe shprehur se vonesa është e qëllimshme, për ti dhënë politikës kohë, që me anë të kësaj teme delikate, të kërkojë votat e qytetarëve. Ndaj, ai kërkon që kushtetuesja të shprehet sa më shpejt mbi këtë kërkesë, e cila është paraqitur dy muaj më parë. Sipas Sulstarovës, ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, është i papranueshëm në disa pika. Kështu, vendosja e afateve për të kërkuar të drejtën e pronës, është antikushtetuese, pasi kjo e drejtë është e paprekshme dhe e pamohueshme. Ndaj, afatet duhet të hiqen fare. Ndërkohë, vendosja e kufizimit për kthimin dhe kompensimin e tokës bujqësore deri në 60 ha tokë, është cilësuar si një shkelje e rëndë e të Drejtave të Njeriut. Kjo, sepse askush nuk ka të drejtë që ti kufizojë pronën një individi, apo grupi individësh. Madje, Sulstarova thekson se një vendim i tillë i tremb shqiptarët ,që të blejnë më shumë se 60 ha tokë në të ardhmen. Shoqata pronësi me drejtësi, e kundërshton ligjin dhe në pikën kur flet për vendosjen e çmimeve mbi tokat që do të kthehen. Sipas tyre, është tregu ai që vendos çmimin e një toke dhe jo formulat e posaçme. Ndaj, duke u bazuar në Konventat Ndërkombëtare, ish-pronarët kanë kërkuar kthimin e plotë të tokave të tyre. Ndërsa, në rast se kushtetuesja e mohon këtë të drejtë, Shoqata shprehet se do ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut.