E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu këtë javë mbyll takimet me Partitë

18/04/2005  Brenda së dielës vendoset data e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës pritet të mbyllë gjatë kësaj jave takimet me përfaqësuesit e partive politike, ku do të diskutohet mbi datën e zgjedhjeve. Burimet kanë bërë të ditur se deri në fundjavë, do të zhvillohen bisedime me drejtuesit e PD-së dhe ata të PS-së. Ndërsa ditën e hënë, pritet që kreu i shtetit të zyrtarizojë datën e zgjedhjeve. Megjithatë, dhe këtë javë nuk pritet gjetja e konsensusit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që do të jepte mundësinë e afrimit të datës së votimeve. Ndaj, dhe mundësia më e mirë, është që zgjedhjet të zhvillohen në datën 3 korrik. Edhe pse kjo datë është kundërshtuar nga demokratët, sërisht mbetet më e pranueshmja, duke parë se socialistët kanë kërkuar që votimet të jenë në datën 10 korrik. Ky afat është cilësuar i papranueshëm, pasi qytetarët do të jenë në sezonin e pushimeve ,që do të sjellë një pjesëmarrje tepër të ulët të votuesve. Duke parë se presioni për nisjen e fushatës po bëhet gjithnjë e më i madh, Presidenti i Republikës, ka vedosur që brenda 9 ditëve, të shpallë datën e votimeve, duke i lënë kohë partive të nisin garën elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›