"Nuk e mendoja kurrë se kjo ditë do të vinte"
Zgjedhja e Barak Obamës në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hedh poshtë një prej barrierave më të larta të afro-amerikanëve dhe shënon triumfin historik të një lëvizjeje për të drejtat njerëzore të nisura në jug të Amerikës rreth gjysmë shekulli më parë.
Njëherësh, vullneti i treguar nga shumë amerikanë të bardhë për të pranuar një kandidat me bekgraund të ndryshëm racial është një tregues që premton se raportet raciale brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ndryshojnë, megjithëse kjo ndoshta do ndodhë në rrugë më të ndryshme nga ç‘mund të merrej me mend. I çliruar nga ajo strategji elektorale, sipas së cilës theksi duhej vënë te konteksti racial, edhe vetë Presidenti i sapo zgjedhur, Barak Obama, e vlerësoi domethënien historike të triumfit të tij gjatë fjalimit të mbajtur pas shpalljes së rezultatit zyrtar.
Edhe rivalët e tij republikanë shprehën krenari që shihnin në postin e numrit një të shtetit një afro-amerikan. Xhon MekKein nënvizoi natën e zgjedhjeve "domethënien e veçantë që kishte ky triumf për afro-amerikanët dhe krenarinë që duhej të ndjenin atë natë". Edhe Xhorxh Bush gjithashtu vërejti se ky ishte një çast shumë i rëndësishëm në lëvizjen për të drejtat e njeriut. Ai tha: "Shumë qytetarë amerikanë mendonin se nuk do jetonin dot aq gjatë sa ta shihnin mbërritjen e kësaj dite. Ky çast është veçanërisht i rëndësishëm për atë brez amerikanësh që janë dëshmitarë okularë të lëvizjeve për të drejtat e njeriut, dhe pas katër dekadash e panë atë ëndërr të përmbushej".
Zgjedhja e Obamas si Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen 44 vjet pasi një paraardhës demokrat i tij, Lindon Xhonsoni, nënshkroi Aktin e të Drejtave Civile, i cili nxori nga skena ligjet e Xhim Krout për segregimin racor, që i detyronte zezakët të ndiqnin shkolla të veçanta, të pinin nga çezma të veçanta dhe i detyronte t‘u lëshonin vendin pasagjerëve të bardhë kur udhëtonin me autobus.
Shumë prej atyre dymijë vetëve të grumbulluar në Kishën Baptiste Ebenezer në qendër të Atlantës, për të ndjekur rezultatet e votimeve, qenë në gjendje të kujtonin më së miri kujtimet e hidhura të epokave më të hershme, kur u ndalohej pjesëmarrja në administratën publike dhe kur mundësinë e një Presidenti afro-amerikan nuk mund ta shihnin as nëpër ëndrra. Të tjerët qenë familjarë të rinj, që kishin marrë me vete edhe fëmijët për të qenë dëshmitarë të atij çasti historik, por njëherësh edhe për të nderuar kujtimin e atyre liderëve të lëvizjeve për të drejtat e njeriut që nuk janë më gjallë, për ta shijuar këtë triumf. Ata dymijë të pranishëm u grumbulluan tek ajo kishë, pasi lidhet shumë ngushtë me Martin Luter Kingun, i cili falej aty kur qe fëmijë, më pas po aty predikoi vetë parimet për të drejtat e njeriut dhe është pikërisht vendi ku është varrosur.
Më pas, gjatë festimeve të triumfit në Parkun e Madh të Çikagos, aktivisti i të drejtave të njeriut, Xhesi Xhekson, përpjekjet e të cilit në garën për kandidaturën presidenciale të viteve tetëdhjetë nuk arritën kurrë t‘i kalonin kufijtë racorë, qau me lot të nxehtë ndërsa televizionet shpallnin fitues të zgjedhjeve Barak Obamën. Një njeri aty pranë mbante një tabelë ku qe shkruar: "Ne ia arritëm".
"Më duhet të pickoj veten", tha në të dalë të kishës Ebenezer 54-vjeçari Sheril Munson. "Mund ta ndiqja shpalljen e fitores në televizor, por erdha këtu për time më, për nënën e saj, si dhe për të gjitha ato nëna që nuk i njoh".
Rhonda Diop mbante në duar një foto të së gjyshes, e cila vdiq një vit më parë, përpara se ta çonte ndër mend se Obama mund t‘ia dilte vërtet në krye. "Jam nga Luiziana, thotë Rhonda Diop. Kam lindur në vitin 1961. Qëndroja në pjesën e pasme të autobusit kur isha e vogël. Më kujtohet shumë mirë ime më që ngrihej për t‘i lëshuar vendin një të bardhi, megjithëse qe shtatzënë. Por atëherë mendoja se ajo dëshironte vetë të qëndronte në këmbë. E gjithë kjo nuk ka ndodhur shumë kohë më parë".
Sedrik Uolters, punonjës policie, i cili i ndoqi rezultatet përfundimtare në një shkollë fillore, tha se vetëm gjashtë muaj më parë qe i bindur "se Obamën nuk do e lejonin kurrë të bëhej President". Tani shpreson se me një familje me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, shumë qytetarë do të ndërrojnë mënyrën e të sjellurit dhe opinionet mbi afro-amerikanët. "Afro-amerikanët janë portretizuar historikisht si hajdutë, gangsterë, si kërcënim për shoqërinë, apo çdo lloj mbiemri që mund t‘ju vijë ndër mend. Diçka e tillë mund të ndryshojë perceptimet".
E megjithatë, Rhonda Diop paralajmëron se nuk është ende e thënë se zgjedhja e Obamas tregon që racizmi është çrrënjosur nga mendjet e amerikanëve, se intoleranca është zhdukur një herë e mirë, apo që raca nuk do jetë më elementi përcaktues në jetën e saj. Frika që, ashtu siç pranoi zonja Obama gjatë një fjalimi në fazën primare të zgjedhjeve, shtrihen prapa deri në kohët e skllavërisë e nuk mund të zhduken kurrsesi brenda një nate të vetme. "Pavarësisht fituesit, unë do vazhdoj të mbetem një grua e zezë në Amerikë", vërejti Zonja e Parë.
Dhe një vështrim i shpejtë në të dhënat zgjedhore që vijnë nga jugu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon se të paktën nuk arriti të krijonte atë miratim popullor të gjerë që ia doli të ngrinte në shtetet e veriut, ku punëtorët e bardhë vuajnë nga të njëjtat dhimbje ekonomike që vuajnë edhe të zinjtë e varfër, gjë që i ka vendosur paralel interesat e të dyja këtyre shtresave.
Për të gjithë ata dymijë njerëz që u grumbulluan të martën në kishën e Atlantës, mund të duhen pak kohë për t‘u shkundur nga gjithë ajo eufori. Por, për Merli Blek, profesor politikash dhe qeverisjeje në Universitetin Emori, votat mbeten me polarizim të fortë racial në shtetet e jugut, ku Partia Demokratike mbështetet fort tek elektorati afro-amerikan. Vetëm 23 për qind e zgjedhësve të bardhë mbështetën Obamën në Gjeorgji, vërejti profesor Blek.
E ardhmja e raporteve mes racave mbetet e paqartë; asnjë prej kandidatëve nuk e vuri theksin mbi segregimin e plotë të një numri të konsiderueshëm shkollash. "Presidentët demokratë nuk kanë bërë kurrë asgjë mbi këto probleme, pasi janë aq kontraversalë, sa mund të përçajnë gjithë koalicionin demokratik", vëren profesori. Fitorja e Obamës është një çast triumfi për komunitetin afro-amerikan, por jo domosdoshmërisht një çast shprese për atë ndryshim politik që pritet me aq ankth nga shumë njerëz.
Më shumë se 1 shekull pritje
An Nikson Kuper, 106-vjeçarja nga Atlanta, jetëgjatësia e së cilës u përmend nga Obama gjatë fjalimit pas lajmit për triumfin elektoral, kishte thënë se "nuk kishte pasur kohë të vdiste", pasi kishte vendosur të shihte një njeri me ngjyrë të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kur zonja Kuper erdhi në jetë më 9 janar të vitit 1902, në Shelbilvill të Tenesit, gratë dhe afro-amerikanët nuk e gëzonin të drejtën e votës. Grave të bardha iu njoh kjo e drejtë në vitin 1920, por asaj vetë iu desh të priste deri në vitin 1965 - në moshën 63-vjeçare - që të gëzonte të njëjtën të drejtë. Dhe teksa qindra e mijëra rezidentë të Atlantës vërshuan muajin e shkuar gjatë votimeve të parakohshme për të zgjedhur kandidatin e tyre, ajo bëri me dije se do ia jepte votën e saj demokratit që po ndryshonte historinë. "Mos ia vër veshin asgjëje, çohu e voto", kishte thënë e moshuara me atë rast, në çastin kur u prit para qendrës së votimeve nga kryetari i Bashkisë së Atlantës dhe një grumbull i madh reporterësh e kamerash televizive.
Më pas, gjatë një interviste për rrjetin CNN, ajo tha se po e priste me shumë emocion natën e zgjedhjeve. "Nuk kam kohë të vdes, pasi më duhet të shoh President një të zi. Po. Duhet ta shoh me sy këtë".
E më pas, para 250 mijë njerëzve në Çikago dhe miliona të tjerëve nëpër gjithë globin, që e ndiqnin atë çast përmes valëve televizive, Presidenti i sapozgjedhur tha se ajo grua gjendej në atë çast në qendër të mendimeve të tija. "Sot mendoj për gjithçka ka parë ajo grua përgjatë këtij shekulli në Amerikë, tha Obama, dhimbjet dhe shpresën, përpjekjet e progresin, ato kohë kur na thuhej se nuk mundeshim dhe të gjithë ata njerëz që iu bashkuan kredos sonë: Po, mundemi".
Pavarësisht një frakture në kockat e legenit, dy infarkteve dhe disa transfuzionesh gjaku gjatë vitit të shkuar, 106-vjeçarja është e buzëqeshur dhe nuk resht së bëri shaka, karakteristikë që e ka kthyer në person të famshëm në Atlanta. Jeton ende në atë shtëpi që ndërtoi shumë vite më parë me të shoqin, dentist afro-amerikan i suksesshëm, në rrugën që mban emrin e Martin Luter Kingut, të cilin gruaja e moshuar e njihte personalisht.
Prej një periudhe shumë të gjatë ka qenë aktiviste e lëvizjeve për të drejtat e njeriut dhe ka shërbyer në një numër të madh nismash komunitare.
Ndërkohë që tani është kthyer në simbol të këtij ndryshimi rrënjësor në historinë e njerëzimit, që ndodhi bashkë me zgjedhjen e Barak Obamës në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vetë shtroi pyetjen: Cilat do të jenë ato ndryshime që do t‘i ofrojë brezi i ri politik atyre që do të vijnë më pas dhe çfarë ndryshimesh do shihnin me sy bijat e tij në rast se do jetonin aq gjatë sa kjo zonjë e moshuar? "Kjo grua lindi veç një brez pas skllavërisë; në një epokë kur rrugëve nuk kishte makina e qiejve nuk kishte avionë, tha Obama. Ajo pa me sytë e saj autobusët në Montgomeri, ujitjen e fushave Birmingam, urën në Selma dhe një predikues nga Atlanta që u tha njerëzve se ne do t‘ia dalim. Pa një njeri që preku me këmbë sipërfaqen e hënës, një mur teksa rrëzohej në Berlin, një botë që u lidh falë shkencës e imagjinatës sonë. Dhe këtë vit, në këto zgjedhje, preku me gisht një monitor dhe dha votën e saj, sepse pas 106 vjetësh në Amerikë, mes kohëve më të bukura e orëve më të zeza, ajo e di që Amerika është në gjendje të ndryshojë". Poshtërimet dhe segregimi si grua me ngjyrë nga Jugu janë ende të ngulura në kujtesën e kësaj njëqindvjeçareje, përfshi edhe atë epokë kur kërcënohej në autobus nga një i bardhë. "U ula me çantën në dorë, pranë një burri të bardhë në autobus, kujtoi pak kohë më parë dhe ai më tha: Mos m‘u ul përpara. E di që nuk kanë kaluar shumë kohë nga ajo ditë".
Tani po sheh me sy zgjedhjen e një Presidenti që e ka ngjyrën e lëkurës të njëjtë me të, madje mund të udhëtojë edhe drejt Uashingtonit për ta uruar personalisht. Pranon të rrëfejë edhe sekretin e jetëgjatësisë së saj: "Nuk e di me saktësi, por ndoshta të jesh gjithnjë me humor të mirë, ndihmon shumë".
Çastet kyçe të historisë së afro-amerikanëve
1619
Zezakët e parë afrikanë sillen në Amerikën e Veriut në bordin e një anijeje holandeze, e cila ndalet në Virxhinia
1773
Filis Uhitli, një skllav i mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshë të vogël, bëhet i pari afro-amerikan që publikon një libër poezish, "Poema me subjekte të ndryshme, fetare dhe morale"
1852
Publikohet "Kasollja e Xha Tomit", libër i shkruar nga Harriet Biçer, me temë antiskllavërimin dhe që luajti rol shumë të madh në perceptimin publik të tregtisë së skllevërve
1861
Shpërthen Lufta Civile, pasi 11 shtete jugore pro skllavërisë shkëputen nga Konfederata. Me fitoren e Unionit në vitin 1856 hiqet edhe ligji mbi skllavërinë, gjë që çliron rreth 4 milionë skllevër
1870
Hiram Rivels, një republikan nga Misisipi, i cili mori pjesë në Luftën Civile, bëhet senatori i parë i zi dhe shërben në këtë detyrë për një vit
1936
Atleti afro-amerikan, Xhesi Ouens, fiton katër medalje të arta në Olimpiadën e Berlinit, pas kishte vendosur tre rekorde botërore në Miçigan një vit më parë
1947
Thyhet segregimi i bejsbollit amerikan në çastin kur Xheki Robinson bëhet i pari lojtar afro-amerikan në ligën e madhe të këtij sporti, duke nënshkruar një kontratë me "Dodgers"-at e Bruklinit
1955
Është viti kur një rrobaqepëse me ngjyrë nuk pranoi t‘ia lironte vendin një pasagjeri të bardhë në një autobus në Alabama. Quhej Roza Parks dhe arrestimi i saj shpuri në braktisjen e autobusëve të Montgomerit. Revoltimi i saj shpesh cilësohet si i pari i asaj proteste, që zgjati gjatë gjithë viteve gjashtëdhjetë
1957
Guvernatori i Arkansasit, Orval Faubus, urdhëroi trupat ushtarake të mos lejonin një grup studentësh afro-amerikanë të hynin në një shkollë. Pas revoltave të dhunshme, Presidenti Duait Ajzenhauer dërgoi 1 mijë trupa për të mbrojtur "Nëntëshen e shkollës Little Rock", siç u njohën këta studentë, dhe t‘i shoqëronin deri në klasë
1959
Themelohet në Detroit shtëpia legjendare e prodhimeve muzikore "Motown Records", mes artistëve të së cilës përfshihen Stivi Uonder, Marvin Gej e Diajana Ros
1963
Rreth 250 mijë njerëz mblidhen për "Marshimin në Uashington" dhe dëgjojnë atë që sot njihet si fjalimi më i famshëm mbi të drejtat e njeriut: "Unë kam një ëndërr", mbajtur nga Martin Luter King. Në të njëjtin vit, Sidni Poitier bëhet afro-amerikani i parë që fiton çmimin "Oskar" për aktorët
1964
Kasius Klei bëhet pjesë e Kombit të Islamit dhe e ndërron emrin në Muhamed Ali
1965
Vritet Malkolm X, një lider shumë i njohur i lëvizjes për të drejtat e njeriut dhe aktivist
1968
Tomi Smith dhe Xhon Karlos përshëndesin sipas praktikës tipike të lëvizjes "Fuqia e Zezë" në ceremoninë rituale për fitoren e medaljes së artë dhe të bronztë në garën e 200 metrave në Olimpiadën e Meksikës. Që të dy pezullohen, përjashtohen nga fshati olimpik dhe dërgohen menjëherë në Amerikë. Në po atë vit vritet edhe Martin Luter King
1972
Shërli Çishholm, e para grua e ulur ndonjëherë në Shtëpinë e Përfaqësuesve, bëhet edhe gruaja e parë që kandidon për Postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke fituar mbështetjen e 151 kandidatëve gjatë konventës së demokratëve për nominimin e kandidatit zyrtar të partisë. Xhesi Xhekson u bë i dyti kandidat në vitin 1983
1992
Kur Rodni King u kap pas një ndjekjeje me makina, në vitin 1991, dikush nga publiku e regjistroi me kamera teksa u rrah dhe u qëllua me armë. Kur katër policët u shpallën të pafajshëm pas një viti, rebelimet në Los Anxhelos shkaktuan më shumë se 50 të vdekur
2001
Kolin Pauell vendoset nga Xhorxh Bush në postin e Sekretarit të Shtetit