Kryebashkiaku Rama paralelizon fotot nudo me komisionin hetimor ndaj tij

Kryesocialisti e cilëson të paligjshëm vendimin e Kuvendit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e cilësoi si të paligjshëm vendimin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ndaj tij. Reagimi i tij ka ardhur gjatë pasdites së djeshme, teksa Parlamenti kishte votuar pro komisionit hetimor ndaj tij, vetëm disa orë më parë. Përmes kësaj konference, Rama u shpreh se këto janë sulme të ulëta të kryeministrit Berisha në prag të zgjedhjeve, madje nënvizoi se të tilla sulme janë të përsëritura. Çdo kush e di që ky komision hetimor nuk është gjë e re, por thjesht rivënia në skenë e një shfaqjeje të vjetër, u shpreh kryetari Rama. Në vijim të fjalsës së tij, kryebashkiaku përmendi në këtë kuadër rastin e fotografive nudo të tij, të publikuara dy vjet më parë gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor."Ishte një truk i kësaj natyre, që u vu në jetë nëpërmjet shpërndarjes së fotografive personale që synonin goditjen e drejtpërdrejtë të personalitetit dhe dinjitetit tim, për të goditur në fakt kandidaturën time. Dhe përgjigja e qytetarëve të Tiranës ishte e prerë, humbje për këta zotërinj, tha ai. E njëjta shfaqje, sipas tij, ishte dhe komisioni hetimor i gjashtë viteve më parë. Gjashtë vjet më parë, përsëri në prag të fushatës elektorale u ngrit një tjetër komision hetimor, me të njëjtat akuza, në të njëjtën formë dhe me të njëjtën përgjigje nga qytetarët, humbje për ata që e organizuan, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Rama. Sipas projektvendimit të miratuar dje, komisioni do të hetojë procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë krejtësisht abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një kartel të paligjshëm ndërtimi, bllokimin dhe mosdërgimin e planit të ri Rregullues të Bashkisë së Tiranës për miratim, sipas ligjit, dhe abuzimet me dhënien e lejeve të ndërtimit në mungesë të këtij Plani Rregullues. Ky komision është i jashtëligjshëm, ligji ndalon krijimin e një komisioni 4 muaj para zgjedhjeve. Ky nuk është një komision hetimor, ky është një sulm politik i ulët dhe i organizuar për të kompensuar sipas organizatorëve të tij atë boshllëk mes tyre dhe zgjedhësve dhe për të shmangur atë që ata nuk e shmangin dot, humbjen e sigurtë të Berishës, u shpreh kreu i Bashkisë përpara gazetarëve. I pyetur për skandalin e dhënies së licencës për operatorin e katërt celular pa procedurë tenderimi, Rama theksoi se ky është një vendim anormal në prag të fushatës zgjedhore. Por sipas tij, Partia Socialiste në pushtet, do të rishohë me kujdes të gjitha vendimet e ndërmarra nga qeveria Berisha. Sapo të vijmë në qeveri, do të rishohim një sërë vendimesh të kontestuara të kësaj qeverie dhe ta bëjmë me një ekspertizë të lartë profesionale, dhe jo me çështje hakmarrjeje politike, deklaroi kryetari i Bashkisë, Rama. Gjithashtu ndër të tjera, ngritjen e komisionit hetimor në këtë moment, Rama e ka cilësuar si paralajmërimin e humbjes së të djathtës. Kryebashkiaku Rama e quajti të paligjshëm këtë hap të mazhorancës. Të dëshpëruarit bëjnë veprime të dëshpëruara, tha Rama, ndërsa komentoi vendimin e djeshëm të kuvendit me votat e deputetëve të së djathtës. "Ka një shprehje të mençur që thotë njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe dëshpërimi i atyre që sot qeverisin është i kuptueshëm, u shpreh Rama, në adresë të qeverisë, duke shtuar se tani ata as mund ta fshehin dot përderisa shkojnë deri në rivënien në skenë të së njëjtës shfaqje të vjetër. Është dëshpërimi i humbjes së pashmangshme", tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ai komentoi shumë shkurt takimin e djeshëm me ambasadorët, si një takim miqësor për çështje me interesa të përbashkëta.
Last Updated on Friday, 24 April 2009 13:16