PS-LSI për kartat“Vonesat sjellin dështimin e zgjedhjeve”
28/01/2009 Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ngritën sërish shqetësimin e tyre për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit. Sipas socialistëve, vonesat në pajisjen e shtetasve me kartë identiteti janë një ogur i keq për zgjedhjet ,duke i deligjitimuar ato që pa filluar. Nënsekretari për çështjet ligjore në PS Damjan Gjiknuri vuri në dukje se “mospajisja në kohë e të gjithë zgjedhësve me të paktën një dokument të besueshëm do të vinte të gjithë procesin parazgjedhor në pikëpyetje, duke përbërë kështu një recetë të sigurt për dështim”. Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili vlerësoi se “kërkojmë që zgjedhjet të realizohen brenda standardeve dhe do të jemi monitorues shumë seriozë dhe të përgjegjshëm në çdo hap që do të hidhet në këtë drejtim”. Sipas tyre, dështimi i këtij procesi është një përgjegjësi që bie drejtpërsëdrejti mbi qeverinë “Berisha”.