Komisioni diskuton sot koalicionet e përbëra
Autori i Lajmit: red.
Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet sot për të diskutuar për koalicionet e përbëra. Kjo është një nga çështjet që pritet të shoqërohet me debat mes palëve. Burime pranë këtij komisioni pohuan dje se mënyra se si do të hyjnë partitë në listën zgjedhore dhe koalicionet e përbëra do të jenë në rendin e mbledhjes së ditës së sotme. Në tryezë do të diskutohen propozimet konkrete të ekspertëve të mazhorancës dhe opozitës dhe më pas mbi këto propozime do të caktohen dhe qëndrimet politike të palëve. Përcaktimi i koalicioneve dhe ndarja e mandateve janë dy çështjet që janë konsideruar si më të rëndësishmet dhe nga përfaqësuesit e partive politike në këtë komision. Mbledhja e sotme do të zhvillohet si gjithmonë me dyer të mbyllura, larg vëmendjes së medias.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008